Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Rregullores nr.96.prot, datë 20.03.2017 “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Shkodër” si dhe Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Nr.756 datë 31.12.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall vendin e lirë të punës në pozicionin:
3 (tre) Aktor, Trupa Artistike, pranë Teatrit “Migjeni”
I – PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I VENDIT TË PUNËS
Të marrë pjesë në audicione dhe të jetë aktiv në shfaqjet e teatrit “Migjeni”
Të bashkëpunojë me regjisorin duke ndjekur provat me përpikmëri dhe duke respektuar figurën artistike që duhet të realizojë.
Të angazhohet në produksionet artistike të TM-së sipas repertorit.
Të angazhohet në promovimin e imazhit të TM-së.
Të respektojë nevojat e repertorit të TM-së për shfrytëzimin e produksionit në turne, festivale dhe xhirime video.
Të marrë pjesë në të paktën dy shfaqje të repertorit të Teatrit në vit.
Të demonstrojë standarte të larta profesionale dhe të sjelljes personale
Aktori ka orar të dyfishte pune, paradite dhe mbasdite.
Aktori duhet të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë sociale që organizon TM.
Të drejta e detyrime me karakter teknik, si dhe veprimtari artistike e administrative të Aktorit në mënyrë të detajuar, përcaktohen në kontratën individuale të lidhur me TM-në.
II – KËRKESAT E PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT QË APLIKOJNË:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
III – KËRKESAT E POSAÇME QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT QË APLIKOJNË:
- Të ketë diplomë të nivelit minimal “Bachelor”. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Për secilën nga eksperiencat dhe përvojat në punë, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacion provues që i vërteton ato.
Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 08/09/2025.
IV – MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 10 pikë për arsimin,
b- 20 pikë për trajnimet /kualifikimet dhe eksperiencat e lidhura me fushën.
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë se 60 pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet në faqen ëeb të bashkisë, pas përfundimit të afatit të ankimimit.