Njoftim mbi verifikimin paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet si më poshtë vijon:

1 (një) Specialistë, Njësia e administrimit të ndihmës ekonomike dhe paaftësise (Nj.A Guri i Zi), Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe të personave me aftësi ndryshe pranë Drejtorisë së Përgjithshme Sociale dhe Rinisë, kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni i mësipërme do të plotësohet me procedurën e pranimit në shërbimin civil.