NJOFTIM MBI REZULTATIN FINAL PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;

Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës së fazës së dytë, vlerësimit të kandidatëve ku përfshihet vlerësimi i përvojës në punë, trajnimet, kualifikimet te lidhura me fushën përkatëse si dhe vlerësimet pozitive dhe intervista e strukturuar me gojë në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet si më poshtë vijon:

– 2 (dy) Specialist, Zyra me Një Ndalesë, Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Z1N, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit

kategoria e pagës IV-2

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet e mësipërme do të plotësohen me procedurën e pranimit në shërbimin civil.