Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidaët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të vlerësimit (testimi me shkrim) janë si më poshtë, sipas pozicioneve:
1 (një) Specialist, Sektori i Arsimit, Drejtoria e Arsimit, kategoria e pagës IV-2
- Edona Bushati
- Edvalda Beqiri
- Iva Aliku
- Jetmir Muratej
- Najada Anamali
- Riada Tukaj
- Stivi Draçini
1 (një) Specialist, Drejtoria e Analizës dhe Programimit Buxhetor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3
- Ditmira Llazani
- Irisa Bajraktari
- Jasmina Gerçari
- Jetmir Muratej
- Renata Muça
Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 19.03.2025, ora 11: 00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.