Në zbatim të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall përfundimin e proçedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionet :
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Aseteve dhe kadastres urbane, Drejtoria e Përgjithshme e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Kategoria e pagës II-b
Asnjë kandidat të kualifikuar
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e përgjithshme planifikimit dhe zhvillimit te territorit, Kategoria e pagës II-b
Asnjë kandidat të kualifikuar
Plotësimi i vendit vakant për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele pa asnjë kandidat të kualifikuar, është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.