Njoftim për degjesë publike “Rijetëzimi i Kalasë Rozafa”.

Bashkia e Shkodër, në bashkëpunim me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit fton banorët institucionet, këshilltarët, OJF etj. pjesëmarrje në degjesën publike në kuadër të projektit “Rijetëzimi i Kalasë së Rozafës”

Ky projekt i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të programit të Mundësimit të Turizmit Infrastrukturor Shqiptar (AITP) është futur në fazat finale të projektimit të projektit të zbatimit, nga Studio Atelier 4.

Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr. 146-2014, 30.10.2014 “për njoftimin dhe konsultimin publik”, ftojmë të interesuarit për të marrë pjesë në degjesën publike, për prezantimin e këtij projekti kaq me vlerë për Shkodrën dhe trashëgiminë tonë historike.

Takim do të zhvillohet më datë 16 /10 / 2025 ora 11:00 , Pranë Bashkisë Shkodër, Salla e Këshillit Bashkiak.

Jeni të lutur të konsultoni paraprakisht prezantimint (Dokumenti bashkëlidhur) .

Rijetëzimi i Kalasë së Rozafës.