Organi përfaqësues i bashkisë – Këshilli Bashkiak
Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur, sipas dispozitave të përcaktuara në Kodi Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak Shkodër është 51. Këshilli bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Këshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga data e shpalljes së rezultatit nga organi kompetent, i përcaktuar në Kodi Zgjedhor. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti.
Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak:
- Zgjidhet komisioni i mandateve;
- Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
- Këshilltarët e bashkisë Shkodër bëjnë këtë betim: “Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Shkodër dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.”
- Zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit;
- Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.
Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara për këtë qëllim brenda territorit të njësisë vendore dhe përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.
Përbërja dhe strukturat e Këshillit Bashkiak
Anëtarët e këshillit
Kryetari i këshillit
Sekretari i këshillit
Komisionet
Grupet e këshilltarëve
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a) zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b) zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
c) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emeruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) miraton aktet e themelimit të ndërmanjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë
e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
e) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f) vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g) vendos për manjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kornpetencës së vet;
i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo me pak se 50 për qind te tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;
j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit te mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;
k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l) vendos për simbolet e bashkisë;
11) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m) jep tituj nderi dhe stimuj;
n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.
Rregullorja e Këshillit Bashkiak
Kalendari i mbledhjeve i Këshillit Bashkiak
Njoftimet për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Rendi i ditës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Projekt Vendimet
Procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Vendimet e Këshillit Bashkiak
Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit, www.bashkiashkoder.gov.al-Këshilli Bashkiak.
