Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimeve të mëposhtme :
- Projektvendim:“Për miratimin e Planit të Mbrojtjes Sociale 2026–2030 në Bashkinë Shkodër”.
- Projektvendim:“Për miratimin e Planit Lokal të Rinisë 2026–2030 në Bashkinë Shkodër”.
- Projektvendim:“Për miratimin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2026–2030 në Bashkinë Shkodër”.
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e mërkurë, më 18 shkurt 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 18 shkurt 2026, në formë të shkruar:
- Pranë zyrave të Bashkisë Shkodër
- Me postë
- Ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi.
Njoftimi.
