Ftesë për këshillim me publikun – “Projekti i Sistemit Rrugor dhe Hapësirave Publike për Njësinë Strukturore SH002.UB”

19.07.2022

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi Projektin e Sistemit Rrugor dhe Hapësirave Publike për Njësinë Strukturore SH002.UB. Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër ka nisur procesin e hartimit të Projektit të Sistemit Rrugor dhe Hapësirave Publike për Njësinë Strukturore SH002.UB.

Referuar Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe VKM nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit,” e ndryshuar, dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër do të realizojë konsultim publik me grupet e interesit.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 22 Gusht 2022, ora 11:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.