Thirrje për video promocionale “Shkodra Rinore”

Bashkia Shkodër e ka parë gjithnjë me interes përfshirjen e të rinjve në proceset vendimarrëse duke e konsideruar atë një zë të fuqishëm, të aftë për të sjellë ndryshimin. E ardhmja është e rinisë, prandaj është me shumë rëndësi që të nxisim pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, art, kulturë, sport dhe mjedis; promovimin e nismave të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e të rinjve të rajonit tonë. Por, që kjo të ndodhë, duhet që të rinjve ti japim mundësinë të shprehen dhe të mbrojnë qendrimet e tyre, të jënë aktivë në jetën social kulturore të vendit.

Kjo jo vetëm si një detyrim ligjor referuar Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, për të cilat detyrimi dhe përgjegjësia për trajtimin me prioritet të rinisë shprehen qartësisht në nenet 22-30. Ndërsa ligji për rininë 75/2019 specifikon në nenin 3, pika f se të rinjtë janë personat nga 15 deri në 29 vjeç.

Sa më sipër, referuar ligjit Nr.139 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisje vendore”, i ndryshuar; ligjit nr. 75/2019 ‘’Për rininë’’, Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022 – 2029, Ju ftojmë të bëheni pjesë e konkursit “Shkodra Rinore” , i cili ka për qëllim promovimin e trashigimisë kulturore, natyrore dhe produkteve vendore të bashkisë Shkodër.

Thirrja i dedikohet të rinjve të moshës 15 – 29 vjeç;

Videot duhet të kenë një kohëzgjatje 1-3 minuta varësisht nga koncepti.
Dërgimi i videove duhet të shoqërohet me këtë informacion:

  • Emer mbiemër;
  • Nr. cel;
  • Adresa e-mail.
    Për konkurentët minorenë është i nevojshëm edhe dërgimi i lejes prindërore.
    Afati i fundit: 3 janar 2024, ora 16.00
    Videot duhet të dërgohen në: info@shkodrarinore.gov.al

Fituesit:
Për fituesit do të ketë 3 çmime, të cilat mundësohen nga Projekti Bashkitë për në Evropë, financuar nga Bashkimi Evropian.
Përzgjedhja do të bëhet nga një juri profesionistësh, e përbërë nga specialistë të fushës;
Fituesit do të shpallen deri me datë 5 janar dhe videot më të mira do të publikohen në rrjetet sociale të Bashkisë Shkodër.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: info@shkodrarinore.gov.al