Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Hënë datë 26.01.2026_ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 18.12.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 29.12.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2025”.
  2. Projektvendim: “ Për miratimin e Kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar (6 %) për ndihmën ekonomike ”.
  3. Projektvendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtares së Këshillit Bashkiak Znj. Daniela Jakoja”.
  4. Projektvendim:“Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak Shkodër në Këshillit e Qarkut Shkodër”.
  5. Projektvendim: “Për miratimin e shitjes të mjeteve të transportit me procedurë ankandi publik si automjet në terësi, si dhe automjeteve dhe materialeve që përmbajnë hekur me procedurë ankandi publik për skrap”.
  6. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.27 datë 01.06.2016 “Për ngritjen e Këshillit artistiko-kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive, rinore dhe promovimin e territorit në Bashkinë Shkodër” të ndryshuar ”.
  7. Projektvendim: “ Për një ndryshim në VKB nr.18 datë 20.07.2023 “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, Nësia administrative Gur i Zi, fshati Sheldi, ngastra 104, për aktivitetin instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie” I ndryshuar.
  8. Projektvendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore “Rosek Rrjoll” Bashkia Shkodër”.
  9. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  10. Raport mbi punën e Këshillit Bashkiak për 12 – mujorin e vitit 2025.
  11. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit.E  Enjte22.01.202610:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile.E  Enjte22.01.202610:30
3.Komisioni i Çështjeve Ligjore.E  Enjte22.01.202611:00
4.Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE  Enjte22.01.202611:30
5.Komisioni i Kulturës dhe Trashëgimisë  E  Enjte22.01.202612:00
6.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE  Enjte22.01.202612:30

Njoftimi.