Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Premte datë 19.12.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 27.11.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Nëntor 2025”.
  2. Projektvendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak.”.
  3. Projektvendim: “Për miratimin e nivelit të bursave për nxënësit e viteve të para, viteve të dyta e lart të shkollave të mesme, për vitin shkollor 2025-2026”.
  4. Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2025 “Për Taksat dhe Tarifat vendore në Bashkinë Shkodër ”, i ndryshuar.
  5. Projektvendim: “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 dhe buxhetit vjetor 2027”.
  6. Projektvendim: “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2025”.
  7. Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”.
  8. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Rinisë dhe Sportit/ Komisioni i Kulturës dhe TrashëgimisëE Premte12.12.202510:00
2Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit/ Komisioni i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Premte12.12.202511:30
3Komisioni i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit/ Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritE Premte12.12.202513:00
4Komisioni i Arsimit/ Komisioni i Shërbimeve PublikeE Premte12.12.202514:30
5Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Hënë15.12.202510:00
6Komisioni i Shërbimeve Sociale / Komisioni i Barazisë GjinoreE Hënë15.12.202511:30
7Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/ Komisioni për Çështjet LigjoreE Hënë15.12.202513:30

Njoftimi.