NJOFTIM “PËR PEZULLIMIN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE”

Bazuar në ligjin nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, në vendimin nr.9/2020, datë 24.12.2020 të KQZ “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik me kapital shtetëror, agjencive, enteve shteterore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, i ndryshuar, në vendimin nr.122, datë 26.02.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2025” Drejtoria e Burimeve Njërëzore, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për menaxhimin e nëpunësve civil në Bashkinë Shkodër me vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr.155 datë 11.04.2025, “Pezullimin e procedurave të konkurrimit përgjatë periudhës 11.04.2025 – 11.05.2025”, njofton”:

Mospublikimin e vendeve të lira në shërbimin civil dhe pezullimin e procedurave administrative të rekrutimit, të shpallura në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 11.04.2025 – 11.05.2025.

Të gjitha procedurat e rekrutimit do të rinisin duke filluar nga 12.05.2025 në fazën ku janë ndërprerë.