Njoftim

Të nderuar,

Republika e Shqipërisë po planifikon të ndërtojë seksionin e autostradës Adriatiko-Jonian: Murriqan – Lezhë me asistencën e BERZH dhe BE-së. Për këtë qëllim është përgatitur një dokumentacion i plotë për projektin paraprak të objektit “Korridori Rrugor Adriatik-Jonian në Shqipëri dhe Mal të Zi, seksioni Murriqan-Lezhë” (WB24-ALB-TRA-01). Përveç kësaj, një grup dokumentacioni mjedisor dhe social në përputhje me Politikën Mjedisore dhe Sociale të BERZH-it janë përgatitur nga ekipi i WBIF IPF10.

Në drejtim të ndjekjes së praktikave të mira ndërkombëtare lidhur me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në zhvillimin e projekteve, do bëhen të ditura gjetjet e dokumentacionit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social të përgatitur për këtë fazë paraprake, në një aktivitet publik prezantimi të projektit që do të mbahet më 21 Maj 2024 , ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër.

Gjetjet dhe konkluzionet e aspekteve mjedisore dhe sociale për këtë projekt do të prezantohen nga autorët e dokumenteve, të përbërë nga ekipi me përvojë i specialistëve të WBIF IPF10.

Paketa e VNMS-së mund të gjendet në formë elektronike në faqet e internetit përkatëse të Bashkisë Shkodër, MIE dhe ARRSH.

Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara të marrin pjesë në prezantim dhe të mësojnë për të gjitha aspektet e aktiviteteve aktuale dhe të planifikuara të projektit dhe mjeteve për të zbutur rreziqet dhe ndikimet negative.

Permbledhje jo teknike (Non-Technical Summary).