Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Planifikim, administrim, zhvillim dhe kontrolli i territorit; Ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve vendore; Mbikëqyrje dhe rregullim i shërbimeve të transportit publik lokal; Administrimi, koordinimi dhe monitorimi i politikave, planeve, programeve dhe buxheteve për promovimin e mbrojtjes mjedisore; Menaxhim i burimeve ujore dhe pyjore brenda territorit te NJQV.

Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve pyjore;
Konservim, zgjerim dhe shfytëzimi racionalizuari rezervave pyjore;
Administrimi fondit pyjor dhe kullosor publik;
Mbikëqyrje dhe disiplinimi operacioneve pyjore dhe dhënie e liçencave për prerje pemësh.
Organizim ose mbështetje për veprimtarinë ripyllëzuese, kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve, shërbimet pyjore për luftën kundër zjarrit dhe për parandalimin e zjarrit si dhe ofrimi i shërbimeve për operatorët pyjorë;
Prodhim dhe përhapje einformacionit të përgjithshëm, dokumentacionit teknik dhestatistikave për çështjet dhe shërbimet pyjore;
Grante, hua ose financime për të mbështetur veprimtaritë tregtare pyjore;
Shpërndarja e kullotave, duke përshirë menaxhimin e kullotjes;
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve rrugore dhe strukturave të transportit (rrugë, ura, tunele, parkime, terminale autobusësh, rrugë këmbësore dhe korsi biçikletash etj.) dhe sinjalizimi rrugori trotuareve dhe shesheve publike vendore nën administrimin dhe përgjegjësië e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Studime për rehabilitimin, përmirësimin, ndërtime të reja në sistemet e transportit për rrjetin rrugor nën administrimin e njësisë vendore;
Marrja e masave për lehtësimin e trafikut dhe kontrollin e sistemit rrugor rural të njësisë vendore;
Administrim, mbikëqyrje, inspektim organizim ose mbështetje e sistemeve të grumbullimit, trajtimit dhe eliminimit të mbetjeve;
Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
Grante, hua ose financime për të mbështetur ndërtimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e këtyre sistemeve;
Pastrimi i rrugëve, parqeve etj.
Masa mbrojtëse për cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja;
Ndërtim, mirëmbajtje dhe vënie në funksionim e sistemeve të monitorimit të ndotjes, si dhe masave për mbrojtjen nga ndotja akustike. Administrim, mbikëqyrje, inspektim, organizim ose mbështetje e veprimtarive që lidhen me kontrollin dhe zvogëlimin e ndotjes;
Grante, hua ose financime për të mbështetur veprimtaritë që lidhen me uljen dhe kontrollin e ndotjes;
Zhvillimi i aktiviteteve edukuese dhe promovuese, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Administrimi, kordinimi dhe monitorimi i politikave, planeve, programeve dhe buxheteve për promovimin e mbrojtjes mjedisore;
Prodhim dhe përhapje e informacionit të përgjithshëm për mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
Identifikim, kontroll dhe menaxhim i burimeve ujore brenda territorit të njësisë së vetëqeverisjes vendore
Zhvillim, përditësim, bashkërendim dhe monitorim i planeve të zhvillimit urbanistik;
Planifikim, administrim, zhvillim dhe kontrolli i territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
Grante, hua ose financime për të mbështetur zgjerimin, përmirësimin ose mirëmbajtjen e stokut të banesave;
Lëshimi i lejeve për ndërtime të reja; zhvillimi i tokës dhe veprimtari të tjera që ndikojnë në urbanistikën e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Administrim, bashkërendim dhe monitorim i planeve të përgjithshme, planeve, programeve dhe buxheteve të lidhura me strehimin;
Shpërndarje e informacionit publik, dokumentacionit teknik dhe statistikave për çështjet dhe shërbimet e strehimit;
Sigurimi i truallit të nevojshëm për ndërtime banesash; ndërtim ose blerje dhe rimodelim i njësive banuese për publikun në përgjithësi ose për njerëz me nevoja të posaçme; eliminim i ndërtimeve të degraduara i lidhur me sigurimin e strehimit;
Planifikim i përgjithshëm duke përfshirë formulimin, përditësimin, bashkërendimin dhe monitorimin, të Planeve të Përgjithshme
Vendore/Planeve të Zhvillimit Strategjik;
Hartimi i planeve të zonimit dhe i rregullave të ndërtimit;
Hartim, administrim, bashkërendim dhe monitorim i politikave të përgjithshme, planeve, programeve dhe buxheteve që lidhen me shërbimet për komunitetin;
Administrim i çështjeve dhe shërbimeve për zhvillimin e komunitetit;
Planifikimi i komuniteteve të reja ose i komuniteteve të rehabilituara.
Bashkia Shkodër administron fondin pyjor/kullosor me një sipërfaqe prej 30668 ha. Ky fond është kaluar në administrim dhe pronësi të pushtetit vendor bazuar në VKM nr 433 dt 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, sipas listës së inventareve, dhe aktualisht në administrim të MM e të ish komunave/bashkive”, ndryshuar me VKM nr. 684 datë 02.09.2020, si edhe VKM nr. 59 dt 26.01.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore park kombëtar (kategoria ii) të zonave të mbrojtura mjedisore” dhe VKM nr 60 dt 26.01.2022 “Për shpalljen e ekosistemeve natyrore rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria iv), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit e të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie.

Ligji nr 57/2020 “ Per pyjet” Nenin 16 pika 1. Përcakton edhe përgjegjësitë e NJQV në fushën e administrimit të Pyjeve duke përcaktuar se : Struktura përgjegjëse për qeverisjen e pyjeve në bashki është strukturë e specializuar në nivel vendor, me atribute menaxhuese, kontrolluese/inspektuese, teknike dhe këshillimore, që administron fondin pyjor kombëtar në pronësi, si dhe lëshon/pezullon/shfuqizon lejet për ushtrimin e aktivitetit për shfrytëzimin e fondit pyjor kombëtar për subjektet e interesuara.Pra me këtë ligj pranë Bashkive kalon përvec funksionit menaxhues edhe funksioni inspektues në fushën e Pyjeve. Në nenin 40 pika 3 Dispozitat kalimtare , detyrohen Bashkitë që brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të krijojnë strukturën inspektuese nderkohe në pikën 4 të nenit 40 përcaktohet se është Agjencia organi që do të “ unifikojë praktikat për kontrollin dhe procesin e inspektimit në fondin pyjor” . Kështu me Urdhërin e Ministrit të Mjedisit nr 254, datë 11.8.2023 “Për miratimin e përmbajtjes dhe modeleve të akteve për kundërvajtjet në pyje” është plotësuar baza ligjore për krijimin edhe të inspektoriatit pyjor. Per as me siper eshte krijuar struktura e Administrimit dhe Inspektimit te Pyjeve .

Planifikimi dhe Kontrolli i Territorit dhe Mjedisi, ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, dhe të ardhura të tjera. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet kapitale me: 73.7% në vitin 2026, 81.3 % në vitin 2027, 81.7 % në vitin 2028. Shpenzimet korrente zënë: 1.6 % në vitin 2026, 1.1 % në vitin 2027, 1.1 % në vitin 2028.. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 24.7 % në vitin 2026, 17.6 % në vitin 2027, 17.2 % në vitin 2028.

Shpenzimet e Shërbimit sipas Kategorive ekonomike (000 ALL)

KODIEMËRTIMI I LLOGARISËFAKTI 2023FAKTI 2024FILLESTAR 2025RISHIKUAR 2025PLANI 2026PLANI 2027PLANI 2028
 Shpenzime Personeli (600-601)12,53059,35290,619115,03895,12695,12695,126
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli10,75548,24178,18398,73682,07482,07482,074
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore1,77511,11112,43616,30213,05213,05213,052
 Shpenzime Korrente të Tjera (602-609, 651, 1661)2,63443,5029,14316,0906,1246,2006,200
602Mallra dhe sherbime te tjera2,63439,2639,14315,2196,1246,2006,200
603Subvencionet000705000
604Transferime korrente te brendeshme0000000
605Transferimet korrente jashte0000000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet04,2390166000
609Rezervat0000000
651Interesa per huamarrje te tjera te brendeshme0000000
1661Te dala, huamarrje te tjera afatgjate0000000
 Shpenzime Kapitale (230-232, 255)219,186115,920196,931472,873283,927439,801452,240
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara2,7075,2116,06192,8672,2514,0004,000
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara216,479110,709190,870380,006281,676435,801448,240
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
255Te dala per hua-dhenie dhe nen-huadhenie te brendeshme0000000
 Shpenzime Personeli (600-601) (Huaja)0000000
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli0000000
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore0000000
 Shpenzime Korrente të Tjera (602 – 604, 606) (Huaja)0001,172000
602Mallra dhe sherbime te tjera0001,172000
603Subvencionet0000000
604Transferime korrente te brendeshme0000000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet0000000
 Shpenzime Kapitale (230-232) (Huaja)1,62400283000
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara1,62400283000
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara0000000
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
TOTALI235,974218,774296,693605,456385,177541,127553,566