Bashkia Shkodër synon të ndërtojë një model zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke shfrytëzuar në mënyrë strategjike burimet dhe avantazhet që ka në dispozicion.
Objektivi kryesor është të kthehen këto avantazhe në mundësi konkrete për zhvillim social dhe ekonomik, në mënyrë që çdo zonë e territorit të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.
Bashkia përqendrohet në krijimin e një klime të favorshme për sipërmarrjet lokale, nxitjen e investimeve, bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe me diasporën, si dhe në lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu, zhvillimi ekonomik trajtohet në mënyrë të balancuar, duke mbështetur ndërveprimin mes qytetit dhe zonave rurale.
Ndër prioritetet janë përmirësimi i infrastrukturës së tregjeve lokale, forcimi i kapaciteteve prodhuese të fermerëve dhe zhvillimi rural. Vëmendje e veçantë i kushtohet turizmit, duke u përpjekur për të ndërtuar një ofertë turistike konkuruese, të qëndrueshme dhe të bazuar në vlerat natyrore, kulturore dhe njerëzore të zonës.
Programi për mbështetjen e zhvillimit ekonomik synon të nxisë një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të territorit përmes planifikimit strategjik, promovimit të turizmit dhe mbështetjes së sektorit bujqësor. Nëpërmjet politikave aktive për rritjen ekonomike, diversifikimin e produkteve turistike dhe fuqizimin e fermerëve e agro-përpunuesve lokalë, programi kontribuon në krijimin e mundësive të reja të punësimit, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e balancuar midis zonave urbane dhe rurale të bashkisë.
Nxitja e zhvillimit ekonomik varet nga dy faktorë kryesorë: hartimi dhe monitorimi i politikave të duhura dhe dokumenteve strategjike dhe përthithja e investimeve dhe ndihmës së huaj dhe vendase. Një klimë e favorshme biznesi është thelbësore për arritjen e këtyre objektivave, ndaj Bashkia Shkodër, po zbaton politika që mbështesin zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese, në përputhje me parimin e plotësueshmërisë ndërmjet qytetit dhe zonave rurale.
Bashkia Shkodër gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë disa nisma në drejtim të:
Forcimit të bashkëpunimit institucional me qëllim promovimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe lidhjen e tregut të punës me sektorët strategjikë të ekonomisë vendore;
Nxitjes së sipërmarrjes për të rinj, përmes mbështetjes financiare me grante, mentorimit dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë të fushës;
Zhvillimit dhe rregullimit të tregjeve vendore, mbështetje infrastrukturore për ngritjen dhe funksionimin e tregjeve të reja, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i produkteve vendore dhe të forcohen zinxhirët lokalë të vlerës;
Zhvillimit të politikave për migracionin dhe diasporën, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare për asistencë teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit me komunitete shqiptare jashtë vendit në projekte të ndryshme;
Integrimit europian si proces i cili duhet të integrohet në politikat e zhvillimit lokal, përmes harmonizimit të praktikave me standardet e BE-së dhe pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e territorit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.
Përmes këtyre masave synohet të forcohen kapacitetet lokale për zhvillim ekonomik, të rritet konkurrueshmëria e territorit të Bashkisë Shkodër, dhe të krijohet një model i qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor, sektorit privat, diasporës dhe institucioneve ndërkombëtare. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet gjithashtu integrimit të brezave të rinj në ekonomi, përmes nxitjes së sipërmarrjes, inovacionit dhe ndërmarrjeve sociale.
Turizmi, si aktivitet ndërsektoral, është i lidhur me shumë aktivitete ekonomike dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sektorë të ndryshëm, duke ofruar shërbime të lidhura me kohën e lirë dhe me udhëtimet e biznesit. Ai luan një rol të madh në zhvillim, pasi kontribuon në zhvillimin lokal, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e zonave në rënie industriale apo rurale, si dhe në rigjenerimin urban.
Qëllimi kryesor i aktivitetit të programit është promovimi i zhvillimi të turizmit nëpërmjet zbatimit të politikave favorizuese të këtij sektori. Programi zbatohet nga Bashkia e Shkodrës, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në dy drejtime primare, që janë:
- zhvillimi i produktit turistik,
- shërbimi ndaj vizitorit.
Bashkia Shkodër, përmes promovimit aktiv të politikave, synon që industria e turizmit të kthehet në burimin kryesor të rritjes ekonomike dhe në një mjet për integrimin e territoreve më pak të zhvilluara dhe përmirësimin e ruajtjen e zonave të trashëgimisë.
Në kuadër të zhvillimit rural dhe mbështetjes së ekonomisë bujqësore, Bashkia Shkodër, synon forcimin e kapaciteteve të fermerëve dhe përmirësimin e kushteve të prodhimit bujqësor e blegtoral në territorin e saj. Mbështetja fokusohet në nxitjen e pjesëmarrjes së fermerëve dhe agro-përpunuesve në skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të granteve, programet e qeverisë shqiptare dhe donatorë të huaj. Çdo vit orientohen dhe mbështeten me asistencë teknike për aplikime mesatarisht 400 fermerë.
Në vijim të punës për trajtimin veterinar të kafshëve të rrugës, vazhdon trajtimi i këtyre kafshëve nëpërmjet sterilizimit, kastrimit, vaksinimit dhe deheletizimit. Janë ngritur dy strehëza, që deri tani kanë një kapacitet prej rreth 230 qen. Duhet theksuar se strehëza e re, e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti në territorin e ish-repartit ushtarak në Rrenc, në pronësi të Bashkisë Shkodër do të ketë një kapacitet akomodimi prej 300 qenësh, duke përforcuar ndjeshëm kapacitetet ekzistuese për menaxhimin e kafshëve të rrugës. Po ashtu, Bashkia Shkodër, ka ngritur klinikën veterinare e cila ofron shërbime të dedikuara për trajtimin e kafshëve, si atyre të strehuara, ashtu edhe atyre që ndodhen ende në rrugë, duke siguruar një kujdes gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm për mirëqenien e tyre.
Trajtimi veterinar i kafshëve të rrugës.
Hartimi i planeve strategjike të zhvillimit të programeve për zhvillimin ekonomik;
Hartimi,zbatimi dhe monitorimi i politikave të përgjithshme ekonomike dhe tregtare të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Mbajtja e kontakteve me qeverisjen qendrore dhe biznesin për të garantuar politika zhvilluese në nivel rajonal dhe garantimin e zhvillimit ekonomik;
Mbështetje me politika vendore dhe promovim i bizneseve lokale në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tregtar brenda territorit të njësisë vendore ;
Organizim i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacion mbi bizneset, aktivitete promovuese etj.
Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik etj.
Dhënia e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Krijimi i strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Rregullimi i veprimtarive në sheshet e tregjeve vendore ose mbështetje për infrastrukturën e tregjeve;
Rritja e kapaciteteve përmes ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të reja vendore dhe të rrjetit të tregtisë.
Bashkërendimi dhe koordinimi i procesit të integrimit evropian në nivel vendor
Ndërtim, mirëmbajtje, përmirësim dhe funksionimi strukturave përkatese me qëllim nxitjen e projekteve me karakter zhvillimor për njësinë vendore;
Hartim dhe monitorim i projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e qendrueshëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të turizmit vendor; promovim dhe zhvillim i turizmit vendor.
Funksionimi i zyrave turistike vendore, organizim i fushatave publicitare, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e literaturës promovuese e të një natyre të ngjashme;
Përmirësim i hapësirave pamore urbane të Bashkisë, përmesmirëmbajtjes së objekteve kulturore dhe turistike që nxisin rritjen e vizitorëve duke e kthyer në atraksion turistik njësinë vendore.
Ngritja, plotësimi, ruajtja dhe përditësimi i një sistemi informacioni mbi bazë parcele për tokën bujqësore, që të përmbajë informacion për vendndodhjen e saktë, përmasat dhe pronësinë e parcelave.
Informacion i përgjithshëm, dokumentacion teknik dhe statistika për çështjet dhe shërbimet bujqësore.
Administrim i shërbimeve të peshkimit dhe gjuetisë; mbrojtje, shtim dhe shfrytëzim racional të peshkut dhe kafshëve të egra; mbikëqyrje dhe disiplinim i peshkimit në ujëra të ëmbla, peshkimit bregdetar, kultivimit të peshkut, gjuetisë së kafshëve të egra dhe liçensave të gjuetisë.
Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Fondet e pushtetit qendror për funksionin e deleguar të administrimit dhe mbrojtjes së tokës.
Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente zënë:47 % në vitin 2026, 51 % në vitin 2027, 50 % në vitin 2028. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 41 % në vitin 2026, 47 % në vitin 2027, 49 % në vitin 2028. Shpenzimet kapitale zënë: 12 % në vitin 2026, 2 % në vitin 2027, 1% në vitin 2028.
Shpenzimet e Shërbimit AC141 (000 ALL)
| KODI | EMËRTIMI I LLOGARISË | FAKTI 2023 | FAKTI 2024 | FILLESTAR 2025 | RISHIKUAR 2025 | PLANI 2026 | PLANI 2027 | PLANI 2028 |
| Shpenzime Personeli (600-601) | 815 | 23,430 | 28,081 | 33,685 | 27,903 | 27,903 | 27,903 | |
| 600 | Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli | 815 | 20,080 | 24,227 | 29,025 | 24,074 | 24,074 | 24,074 |
| 601 | Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore | 0 | 3,350 | 3,854 | 4,660 | 3,829 | 3,829 | 3,829 |
| Shpenzime Korrente të Tjera (602-609, 651, 1661) | 25,266 | 21,010 | 18,021 | 76,145 | 29,522 | 26,956 | 28,856 | |
| 602 | Mallra dhe sherbime te tjera | 10,236 | 9,677 | 13,121 | 20,787 | 15,982 | 16,456 | 16,656 |
| 604 | Transferime korrente te brendeshme | 15,030 | 11,333 | 4,900 | 55,357 | 13,540 | 10,500 | 12,200 |
| Shpenzime Kapitale (230-232, 255) | 3,437 | 20,698 | 1,600 | 97,222 | 8,294 | 1,150 | 500 | |
| 230 | Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara | 0 | 0 | 0 | 1,698 | 123 | 0 | 0 |
| 231 | Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara | 3,437 | 20,698 | 1,600 | 95,524 | 8,171 | 1,150 | 500 |
| Shpenzime Korrente të Tjera (602 – 604, 606) (Huaja) | 0 | 0 | 0 | 0 | 2,402 | 3,348 | 0 | |
| 602 | Mallra dhe sherbime te tjera | 0 | 0 | 0 | 0 | 2,402 | 3,348 | 0 |
| Shpenzime Kapitale (230-232) (Huaja) | 0 | 0 | 0 | 174 | 0 | 0 | 0 | |
| 231 | Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara | 0 | 0 | 0 | 174 | 0 | 0 | 0 |
| TOTALI | 29,518 | 65,139 | 47,702 | 207,225 | 68,120 | 59,358 | 57,259 | |
