Lidhjet me rrjetin e transportit rrugor, portual dhe aeroportual të Bashkisë Shkodër
Pozita gjeografike dhe afërsia me pikat kufitare ndihmon në krijimin e një shtrirje urbane policentrike përtej kufirit me Malin e Zi duke u lidhur nëpërmjet aseteve rrugore, detare dhe aeroportuale të Shkodrës, Lezhës, Shëngjinit, Tiranës, Durrësit, si dhe Podgoricës, Barit dhe Ulqinit.

Rrugët: Shkodra lidhet me kryeqytetin Tiranë përmes korridorit Veri-Jug të Shqipërisë me distancë 98 km. Lidhja me Kosovën nëpërmjet rrugës së Kombit është 170 km. Me Malin e Zi lidhet nëpërmjet 3 pikave kufitare: Muriqan 14 km, Hani i Hotit 35 km si dhe pika kufitare Grabom 58 km.
Porte: Porti i Shëngjinit ndodhet në distancën 45 km, port kryesisht i përdorur për transportin e mallrave. Porti i Durrësit, nga i cili kryhen udhëtime të përditshme për në Itali dhe në vende të tjera, është 105 km larg nga qyteti i Shkodrës. Në distancën prej 48 km, ndodhet porti i Barit në Malin e Zi.
Aeroporte: Aeroporti i vetëm i Shqipërisë është aeroporti “Nënë Tereza” me distancë prej 83 km. Distanca me aeroportin e Podgoricës, Mali i Zi, është 65 km.
Distancat
| Shkodra | Distanca (km) | 
| Tiranë | 98 | 
| Durrës | 105 | 
| Shëngjin | 45 | 
| Vlora | 220 | 
| Prishtina | 261 | 
| Bar (Mali i Zi) | 48 | 
| Podgorica (Mali i Zi) | 60 | 
| Dubrovnik (Kroaci) | 178 | 

