Nxitja e projekteve zhvillimore që kanë për qëllim rritjen ekonomike të turizmit në njësinë e vetqeverisjes vendore, si dhe zhvillimin dhe promovimin e turizmit.
• Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të turizmit vendor; promovim dhe zhvillim i turizmit vendor.
• Funksionimi i zyrave turistike vendore, organizim i fushatave publicitare, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e literaturës promovuese e të një natyre të ngjashme;
• Përmirësim i hapësirave pamore urbane të Bashkisë, perms mirëmbajtjes së objekteve kulturore dhe turistike që nxisin rritjen e vizitorëve duke e kthyer në atraksion turistik njësinë vendore.
Qëllimi kryesor i aktivitetit të programit është promovimi i zhvillimit të turizmit nëpërmjet zbatimit të politikave favorizuese të këtij sektori. Programi zbatohet nga Bashkia e Shkodrës, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në dy drejtime primare që janë:
- zhvillimi i produktit turistik dhe
- shërbimi ndaj vizitorit.
Sezoni turistik 2021, është ndikuar në mënyrë të qënësishme nga kriza shëndetësore e pandemisë Covid 19, e cila është pasqyruar dhe ka goditur ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë turizmin, si sektori më i ndjeshëm i ekonomisë. Pandemia e COVID19 ka sjellë për shoqërinë tonë një situatë të pakrahasueshme dhe të paparashikueshme për nga ndikimi në jetën tonë, ekonominë, shoqërinë dhe mënyrën e jetesës duke shkaktuar një krizë ekonomike globale dhe humbje masive të vendeve të punës. Duke pasur parasysh natyrën e paprecendent të krizës në këto 100 vitet e fundit si edhe zhvillimet e shpejta të saj është tepër e vështirë të bëhet një vlerësim i ndikimit të saj në turizëm. Në këto kushte edhe aktiviteti i turizmit në Bashkinë Shkodër është ndikuar nga mungesa e vizitorëve e kryesisht atyre të huaj. Një pjesë e aktiviteteve nuk është arritur të zhvillohen si shkak i masave të marra nga qeveria qendrore për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid19.
Zhvillimi i turizmit, ka si burim financimi të ardhurat. Shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga të ardhurat e tjera. Shpenzimet korrente zënë pothuajse 100% të shpenzimeve për 3 vitet. Vetëm në vitin 2022 kemi 4.2 % planifikim në zërin shpenzime kapitale.
Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)
Emri i Artikullit | Kodi i Artikullit | 2019 Fakt | 2020 Fakt | 2021 Buxh. Fillest. | 2021 Buxh. Pritshëm | 2022 Plani | 2023 Plani | 2024 Plani |
Paga dhe Sigurime | ||||||||
Paga | 600 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore | 601 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Korente | ||||||||
Mallra dhe Shërbime | 602 | 1,613 | 507 | 4,603 | 2,360 | 2,750 | 2,900 | 2,900 |
Subvencion | 603 | |||||||
Transferta të Brendshme | 604 | 1,850 | 1,550 | 4,000 | 2,350 | 2,950 | 3,000 | 3,000 |
Transferta të Jashtme | 605 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Transferta për Familje & Individë | 606 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Shpenzime Kapitale | ||||||||
Aktive të Paprekshme | 230 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Aktive të Prekshme | 231 | 100 | 567 | 1,383 | 1,050 | 250 | 0 | 0 |
TOTALI | 3,563 | 2,624 | 10,486 | 6,260 | 5,950 | 5,900 | 5,900 |