Qëllimet dhe Objektivat e Politikës së Shërbimit: Krijimi i infrastrukturës mbështetëse dhe bazës materiale për zhvillimin e proceseve stërvitore për të gjitha ekipet e Vllaznisë. Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete sportive dhe zhvillimin e sportit në komunitet synojmë organizimin e përvitshëm të programit “Jeto me sportin.
Menaxhimi dhe administrimi i strukturave kulturoro- artistike, aseteve të trashigimisë kulturore, duke risjellur në vëmendjen e vizitorëve vlerat dhe pasuritë që disponohen, ndër më të pasurat në vendin tonë si në sektorit arkeologjik, etnografik, historik, te fotografise, muzikës, teatrit etj. Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të zonave të ndryshme të territorit të Bashkisë së Shkodrës. Zbulimin
dhe zhvillimin e talenteve në fushën e artit, sportit, si dhe edukimi dhe përçimi i vlerave kulturore dhe sportive do te jete nje nga politikat e programit. Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave dhe trashëgimisë kulturore me interes lokal si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve. Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe lokal si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.