Qëllimet dhe Objektivat e Politikës së Shërbimit: Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Përmirësimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit. Ndërtim ose organizim i sistemeve të kontrollit të përmbytjeve, sistemeve të ujitjes dhe kullimit, furnizim me ujë për vaditje të fermave bujqësore.
Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore urbane dhe infrastrukturës rrugore rurale duke mundësuar akses të plotë të tyre në sistemin e infrastrukturës rrugore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore, trotuareve dhe shesheve publike vendore; Përmirësimi i rrjetit të rrugeve rurale duke siguruar lidhjen e të gjitha qendrave të banuara me rrjetin rrugor urban dhe kombëtar.
Mirëmbajtja e rrugëve, shesheve dhe trotuareve urbane.
Përmirësimi i rrjetit të rrugëve rurale duke siguruar lidhjen e të gjitha qendrave të banuara me rrjetin rrugor urban dhe kombëtar.
Lëvizshmeri e sigurt, e mirë orientuar për banorët dhe vizitorët. Ofrimi i një shërbimi transporti publik cilësor në shërbim të qytetarëve të Bashkisë Shkodër. Përmirësim të impaktit mjedisor nëpërmjet stimulimit te transportit publik dhe traditës së përdorimit të biçikletës.
Përmirësimi i menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane.
Garantimi për të gjithë qytetarët e saj shërbime publike cilësore në të gjithë territorin e saj pamvarësisht vendodhjes së tyre.
Permirësimi i eficences dhe efektivitetit të sherbimeve publike,modernizimi i tyre nëpërmjet permiresimit të vazhdueshëm të teknologjisë
Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike si dhe garantimi i shërbimit të varrimit;
Përmiresimi i cilesise se mirembajtjes dhe riorganizimi i lulishteve, zgjerimi i siperfaqeve te gjelberta dhe gjelberimit rrugor, objekteve publike të mirëmbajtura.
Garantimin e shërbimeve publike cilësore për përmirësimin jetesës së qytetarëve dhe permiresimin e ndricimit te mjediseve publike.
Rritja e efiçencës dhe efektivitetit të sherbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjisë si dhe zgjerimit të zonës së shërbimit.
