Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për aktivitetin: “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonave turistike përmes aktiviteteve promovuese” u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimin e mëposhtëm:
Për aktivitetin “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonave turistike përmes aktiviteteve promovuese” u shpall fitues Gladiola Dona – Hospitality & Tourism Academy, me projektin “Thethi -Trashëgimi, mikpritje dhe eksperienca të qëndrueshme: Përgatitja e aktorëve lokalë për sezonin turistik 2027”.
