Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Shtator 2021

24.09.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 30 Shtator 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Gusht 2021”
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e rregullores për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, vërejtjeve, kërkesave, peticioneve dhe iniciativave qytetare”
  3. Pr/ Vendim: “Për dhënien e pëlqimit për dhënie me qira të ekonomisë pyjore Pruemos Sheldi, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër, ngastra 50°, me sipërfaqe 250 m2, me afat 5-vjeçar për vendosjen e antenës të komunikimit të operatorit të telefonisë celulare “One telecommunications sh.a.”
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të ekonomisë pyjore Bruçaj, njësia administrative Pult Bashkia Shkodër”
  5. Diskutime jashtë rendit të ditës Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështjet ligjoreE marte28.9.202111:00
2Komisioni i buxhetitE marte28.9.202112:00
3Komisioni i mandateve dhe rregulloresE marte28.9.202113:00
4Komisioni bujqesise,pyjeve, menaxhimit
te ujrave dhe mbrojtjes së mjedisit
E merkure29.9.202116:00