Projektvendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 20 Qershor 2019
- Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të këshilltarit bashkiak znj. Klaudia Molla.
- Për përfundimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit z. Elton Radovani.
- Pr/ Vendim: “Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Qershor 2019“.
- Pr/ Vendim: “Për dhënien e paaftësisë dhe invaliditetit të punës për muajin Qershor 2019“, “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Maj 2019“, dhe “Për miratimin e kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike, për muajin Maj 2019“.
- Pr/ Vendim: “Për dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri për familjet e Dhurata Sulejmani dhe Besnik Ademi“.
- Pr/ Vendim: “Për detajimin e transfertës së pakushtëzuar sektoriale shtesë të akorduar për paga dhe sig. shoqërore për funksionin arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollorë“.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të nivelit të pagave të punonjësve mësimorë në arsimin parashkollorë dhe drejtuesit në institucionet parashkollorë të qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve të nxënësve“.
- Pr/ Vendim: “Për emërtimin e rrugëve në njësinë administrative Shalë, bashkia Shkodër“.
- Pr/ Vendim: “Për emërtimin e rrugëve në njësinë administrative Shosh, bashkia Shkodër“.
- Pr/ Vendim: “Për emërtimin e rrugëve në njësinë administrative Pult, bashkia Shkodër“.
- Pr/ Vendim: “Për emërtimin e një rruge në njësinë administrative Dajç, bashkia Shkodër, me emrin Hilë Kolë Kola“.
- Pr/ Vendim: “Për rishpërndarje të fondeve në zërin e investimeve të buxhetit të bashkisë Shkodër të vitit 2019“.
- Pr/ Vendim: “Për shtesë plani në buxhetin e bashkisë Shkodër në shumën 88,000 lekë“.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të bashkisë Shkodër“.
- Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr. 82, datë 20.12.2018 dhe rishpërndarje të fondeve“.
- Pr/ Vendim: “Për një saktësim dhe ndryshim të pjesshëm të VKB nr. 51 datë 14.4.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar, sipas lidhjes nr. 1 të pronave me nr rendor 55, 60, 62, 63, 69, 71, 72, 107, 224, 246, sipas formulareve për inventarizimin e pronave të paluajtëshme shtetërore“.
- Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër“, për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar“, të pronave me nr rendor 45, 58, 65, 109, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore“.
- Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për miratimin e vazhdimit të dhënies më qira (procedurë konkuruese) me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve) ndodhur në ZK 1495, Dobraç-Njësia Administrative Rrethinat-Bashkia Shkodër, me sipërfaqe totale 1131 m2, (nga të cilat 425 m2 objekt, 706 m2 truall/ shesh funksional), në pasurinë nr 152/2“.
- Për akordim tituj vendorë nderi.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.