Shpallje vazhdim proçedure për pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër shpall listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen proçedurës së konkurimit, në fazën e intervistës së strukturuar, për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

2 (dy) Specialist, Zyra me Një Ndalesë, Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Z1N, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës IV-2

  1. Emira Braqi
  2. Kreshnik Rroshkadol
  3. Mirsad Mandija

Intervista me gojë do të zhvillohet me date 06.10.2025, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Shkoder.
Kandidatët ditën e intervistës duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.