Shpallje vazhdim procedure për pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;

Bashkia Shkodër shpall listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen proçedurës së konkurimit, në fazën e intervistës së strukturuar, për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionet:

1 (një) Specialistë, Njësia e administrimit të ndihmës ekonomike dhe paaftësise (Nj.A Guri i Zi), Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe të personave me aftësi ndryshe pranë Drejtorisë së Përgjithshme Sociale dhe Rinisë

kategoria e pagës IV-3

  1. Besilda Belja
  2. Hyrietë Bushaj
  3. Mirela Trumçi

Intervista me gojë do të zhvillohet me date 25.08.2025, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër.

Kandidatët ditën e intervistës duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.