Shpallje për vende të lira pune, Inspektor, Sektori i Qarkullimit pranë Policisë Bashkiake, Bashkia Shkodër

Në mbështetje të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, Ligjit nr. 89 dt. 22.12.2022 “Për Policinë Bashkisë”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Vendimit nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Vendimit nr. 30 datë 24.01.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar;

Bashkia Shkodër shpall konkursin për vendet e lira të punës në pozicionet:

1 (një) Inspektor, Sektori i Qarkullimit pranë Policisë Bashkiake,Bashkia Shkodër

Data e dorëzimit të dokumentave: 05.01.2025

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

a) Ndihmon përgjegjësin e sektorit në kryerjen e detyrave;
b) Me urdhërin e eprorit planifikon, cakton vendet e shërbimit për punonjësit dhe kontrollon shërbimet gjatë kryerjes së detyrës, raporton eprorit për problematikën e konstatuar;
c) Merr pjesë në shërbim sipas porosisë dhe caktimit të eprorit;
d) Asiston, këshillon dhe urdhëron punonjësit trupë shërbimi gjatë kryerjes se detyrave;
e) Takon dhe sqaron qytetarët sipas porosive të eprorit për çështje të veçanta ose të përgjithshme;
f) Mbikëqyr dhe kontrollon performacën dhe zbatimin e regullave të etikës për punonjësit, konstaton dhe relaton eprorit shkeljet e rregullave të dispilinës për punonjësit trupë shërbimi;
g) Kontrollon rregullsinë e uniformës, mjeteve të punës për punonjësit gjatë instruktazhit dhe gjatë shërbimit;
h) Mbikëqyr, kontrollon mbajtjen, përdorimin me kujdes e në mënytë efikase të mjeteve të transportit, të komunikmit dhe pajisjeve elektrnike në përdoim të punonjësve trupë shërbimi.

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E POLICISË BASHKIAKE:

1.Në fushën e rendit dhe sigurisë në komunitet, Policia Bashkiake:
a) merr masa të sigurisë për zbatimin e planit të emergjencës së bashkisë për parandalimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore, si dhe bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile pranë bashkisë dhe prefektit të qarkut për kapërcimin e tyre;
b) kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të saj, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit;
c) vendos kufizimin e qarkullimit në rrugë jashtë qendrave të banuara për ditët e festave lokale në bashkëpunim me organet e Policisë Rrugore;
ç) bashkëpunon me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë brenda territorit të juridiksionit të saj;
d) bashkërendon masat me Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike në raste të aktiviteteve në territorin e juridiksionit të bashkisë;
dh) verifikon zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë; të territorit, për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit të juridiksionit të bashkisë;
e) monitoron respektimin e ndarjes së hapësirës së plazhit gjatë ushtrimit të veprimtarisë të çdo personi juridik apo fizik pranë stacioneve të plazhit në territorin e juridiksionit të bashkisë;
ë) merr masa sigurie në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit gjatë organizimit dhe zhvillimit të tyre si personel sigurie;
f) mbështet strukturat përgjegjëse të bashkisë për strehimin social, për procedurat e zhvendosjes së individëve ose familjeve nga vendbanimi a strehimi i tyre;
g) merr masa për ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë, si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

  1. Në fushën e bashkëjetesës shoqërore, Policia Bashkiake:
    a) mbikëqyr respektimin e normave etike detyruese të bashkëjetesës, të përcaktuara në rregulloren e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
    b) mbështet organet e inspektimit për zbatimin e legjislacionit për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
    c) siguron ekzekutimin e sanksioneve për lidhjen dhe zgjidhjen e kontratës së qirasë së banesave sociale me qira dhe kufizimet mbi banesat me kosto të ulët, të vendosura nga entet menaxhuese.
  2. Në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit, Policia Bashkiake:
    a) bashkërendon punën me strukturat përkatëse kur konstaton veprimtari të paligjshme për mjedisin, natyrën, pyjet, biodiversitetin dhe florën e faunën e egër;
    b) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të kontrollit mbi gjuetinë kur pengohen në kryerjen e detyrës;
    c) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse të inspektimit që mbulojnë veprimtarinë e peshkimit;
    ç) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare, brigjeve të tyre, zonave ujëmbledhëse, si dhe veprimtaritë që ushtrohen në to;
    d) verifikon dhe kontrollon zbatimin e kërkesave mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari që gjenerojnë zhurma, në territorin e juridiksionit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi për zhurmat.
  3. Në fushën e veprimtarisë ekonomike dhe tregtare, Policia Bashkiake:
    a) siguron zbatimin e akteve që përcaktojnë kryerjen e veprimtarive që trajtohen si veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga organet e vetëqeverisjes vendore;
    b) verifikon respektimin e normave ligjore në lidhje me përdorimin në tregje apo vende të autorizuuara nga bashkia të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme dhe vendosjen e materialeve reklamuese të pijeve alkoolike, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar drejtuar të miturve;
    c) mbështet strukturat përgjegjëse të taksave dhe tarifave vendore në veprimtarinë e tyre.
  4. Në fushën e mbrojtjes së shëndetit, Policia Bashkiake siguron respektimin e normave ligjore në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit në mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë dhe mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
  5. Në fushën e ruajtjes së hapësirës publike, Policia Bashkiake:
    a) siguron zbatimin e rregullave për përdorimin e hapësirës publike, për ndalimin e zënies së hapësirave publike, hedhjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e monumenteve, ndërtesave, parqeve dhe lulishteve publike;
    b) vëren dhe konstaton ndërtimet e kundërligjshme, njofton dhe mbështet menjëherë strukturën përgjegjëse ndërtimore e urbanistike të bashkisë për vazhdimin e mëtejshëm të procedu-rave ligjore;
    c) siguron zbatimin e rregullave dhe procedu-rave për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik të varrimit dhe për administrimin e varrezave në territorin e juridiksionit të bashkisë;
    ç) garanton zbatimin e përcaktimeve ligjore mbi afishimin e materialeve propagandistike në vendet jashtë përcaktimeve të bëra, duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhore.

1.1 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidatët në proçedurën e pranimit në detyrë janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
ç) Të ketë përfunduar arsimin e lartë
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
dh) Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) Të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
ë) Të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të ose të ketë përfunduar studimet e arsimit të lartë jashtë vendit dhe të ketë njohur dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, në Shkenca Shoqërore, Juridike, Ekonomike ose Institucionet Arsimore të Sigurisë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Kërkesën për punësim;
b) Jetëshkrimin;
c) fotokopjen e kartës së identitetit;
d) fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të lartë dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master) ;
e) 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
f) raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
g) certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
h) vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
i) vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
j) dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
k) vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
l) vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
m) vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
n) vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit, me kërkesën e bashkisë përkatëse, përpara pranimit në Policinë Bashkiake.
o) Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës 05.01.2025.

1.3 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË TESTOHEN

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar;
  • Njohuritë mbi ligjin nr.89, dt. 22.12.2022 “Për Policinë Bashkiake”;
  • Njohuritë mbi Vendimin nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”;
  • Njohuri për ligjin ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  • Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Njohuri për ligjin nr.7961 dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Republikës së Shqipërisë”.

1.4 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proçedurën e pranimit.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Testimi me shkrim, 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
Testimi me shkrim shërben për të vlerësuar nëse kandidati zotëron njohuritë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të Policisë Bashkiake.
b) Testim të aftësive fizike, 20 (njëzet pikë);
Testimi i aftësive fizike teston aftësitë psikomotore të kandidatit, ku përfshihen shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca dhe koordinimi fizik.
c) Intervista, 20 (njëzet) pike;
Kandidati vlerësohet përmes intervistës lidhur me përshtatshmërinë dhe pranueshmërinë e tij për ushtrimin e detyrës.
Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht: a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë; b) intervista, deri në 10 pikë.

Procedura e përzgjedhjes për kandidatët me eksperiencë në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi përfshin vetëm fazën e verifikimit paraprak të kandidatëve, testimin me shkrim dhe intervistën nga komisioni përzgjedhës.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT, MËNYRA E KOMUNIKIMIT DHE AFATET E ANKIMIMEVE

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Kandidati ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim në Komisionin Përzgjedhës për rezultatin e pikëve dhe renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:
a) data e njoftimit individual të rezultatit të verifikimit paraprak të kandidatit;
b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim;
c) data e njoftimit individual të rezultatit të testimit të aftësive fizike;
ç) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve për kandidatët, të cilët kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e vlerësimit të përcaktuara.

Komisioni përzgjedhës njofton vendimin brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.