Shpallje për vende të lira pune, Drejtor, Drejtoria e Policisë Bashkiake, Bashkia Shkodër
Në mbështetje të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, Ligjit nr. 89 dt. 22.12.2022 “Për Policinë Bashkisë”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Vendimit nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Vendimit nr. 213 datë 28.07.2023 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar;
Bashkia Shkodër shpall konkursin në pozicionin:
1 ( një) Drejtor, Drejtoria e Policisë Bashkiake,
Data e dorëzimit të dokumentave: 03.07.2025
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin et si më sipër është:
a) Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet për sigurimin e zbatimit të detyrimeve dhe kompetencave që ka Policia Bashkiake;
b) Koordinon veprimtarinë e punës me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë;
c) Planifikon aktivitetin në mbështetje të detyrave të caktuara për të siguruar realizimin në kohë të objektivave të përcaktuar;
ç) Kryen analiza, raporte, përshkrime që lidhen me veprimtarinë e Policisë Bashkiake;
1.1 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidatët në proçedurën e pranimit në detyrë janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
ç) Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
dh) Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) Të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
ë) Të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të ose të ketë përfunduar studimet e arsimit të lartë jashtë vendit dhe të ketë njohur dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, në Shkenca Shoqërore, Juridike, Ekonomike ose Institucionet Arsimore të Sigurisë;
b) Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
c) Të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Kërkesën për punësim;
b) Jetëshkrimin;
c) fotokopjen e kartës së identitetit;
d) fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të lartë dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master) ;
e) 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
f) raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
g) certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
h) vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
i) vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
j) dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
k) vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
l) vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
m) vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
n) vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit, me kërkesën e bashkisë përkatëse, përpara pranimit në Policinë Bashkiake.
o) Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës 03.07.2025.
1.3 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË TESTOHEN
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar;
Njohuritë mbi ligjin nr.89, datë 22.12.2022 “Për Policinë Bashkiake”;
Njohuritë mbi Vendimin nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”;
Njohuri për ligjin ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
Njohuri për ligjin nr.7961 dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
1.4 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proçedurën e pranimit.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Testimi me shkrim, 80 (tetëdhjetë) pikë;
Testimi me shkrim shërben për të vlerësuar nëse kandidati zotëron njohuritë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të Policisë Bashkiake.
b) Intervista, 20 (njëzet) pike;
Kandidati vlerësohet përmes intervistës lidhur me përshtatshmërinë dhe pranueshmërinë e tij për ushtrimin e detyrës.
Në këtë fazë konkurrimi, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht: a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë; b) intervista, deri në 10 pikë.
Procedura e përzgjedhjes për kandidatët me eksperiencë në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi përfshin vetëm fazën e verifikimit paraprak të kandidatëve, testimin me shkrim dhe intervistën nga komisioni përzgjedhës.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT, MËNYRA E KOMUNIKIMIT DHE AFATET E ANKIMIMEVE
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Kandidati ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim në Komisionin Përzgjedhës për rezultatin e pikëve dhe renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:
a) data e njoftimit individual të rezultatit të verifikimit paraprak të kandidatit;
b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim;
c) data e njoftimit individual të rezultatit të testimit të aftësive fizike;
ç) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve për kandidatët, të cilët kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e vlerësimit të përcaktuara.
Komisioni përzgjedhës njofton vendimin brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.