SHPALLJE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E NIVELIT TË LARTË DREJTUES

Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të Kreut VIII, të Vendimit nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall për pranim në shërbimin civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për pozicionin:

  • Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar                                                            

                                                                                             Kategoria e pagës I-5

Pozicioni më sipër është e hapur për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese të shërbimit civil, nëpunës civilë të nivelit të lartë në institucione të pavarura dhe kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil

Data e dorëzimit të dokumentave:    15.10.2025

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet  si më sipër është:

  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme në njësitë e qeverisjes vendore i raporton direkt titullarit të institucionit për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushën e ngarkuar, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.  
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme organizon, ndjek dhe bashkërendon punën, afatet, detyrat e ngarkuara brenda Drejtorisë së Përgjithshme dhe siguron bashkëpunimin dhe me drejtoritë e tjera.
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme;
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ka përgjegjësi të plotë menaxheriale për veprimtarinë e  drejtorive në varësi ,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme shpërndan punën tek Drejtorët e Drejtorive dhe siguron arritjen e rezultateve në kohë dhe me cilësi, sipas objektivave të planifikuara;
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ndjek dhe koordinon procesin e zbatimit të politikave sipas nënfushës funksionale që mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme;
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllim përmirësimin e praktikave apo proçedurave të zbatuara nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe performancës së kësaj të fundit.
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve, për përmirësim të politikave, dhe performancës së Drejtorisë së Përgjithshme;
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme organizon veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme në proçesin e identifikimit dhe vlerësimit të nevojave për të gjitha drejtoritë në varësi;
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme drejton proçesin e përgatitjes së Programit buxhetor vjetor dhe afatmesëm për miratim në këshill bashkiak;
IKanë të drejtë të konkurrojnë për këto pozicione:

1. Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

a.- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (një nga klasat e pagave që i përkasin kategori II-2);

b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkencat Ekonomike.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

2. Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

a- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në njësitë e vetëqeverisjes vendore (kategoria e pagës kategori I-5).

b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkencat Ekonomike.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi

3. Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët duhet të plotësojnë kriteret minimale si vijon:

a- Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në gërmat “a” deri në “dh” të nenin 21 të ligjit nr. 152/2013, të ndryshuar;

b.- Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barazvlefshme, në:

– institucione të administratës publike;

– institucionet bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk   janë në proces kundër tij;

– shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që,   aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;

– organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 (pesë) vite që janë krijuar.

c- Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.

d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkencat Ekonomike.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

IIDOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1.      Kërkesë për punësim/lëvizje paralele;

2.      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian;

3.      Fotokopje  të letërnjoftimit  (ID);

4.      Çertifikatë përsonale;

5.      Çertifikatë familjare;

6.      Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave;

7.      Fotokopje të librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në  punë);

8.      Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

9.      Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;

10.    Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

11.  Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;

12.  Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, 

       vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;

13.  Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga  kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet  pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkinë  Shkodër  brenda datës  15 Tetor 2025.

IIIREZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe

kërkesat e   posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet  adresës së e-mail)  për shkaqet e moskualifikimit.

IVFUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar;

– Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

– Njohuri për ligjin nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

– Njohuri për legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;

– Njohuri për Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;

– Njohuri për legjislacionin tatimor;

– Njohuri për legjislacionin e menaxhimit financiar;

– Njohuri për legjislacionin e prokurimit publik;

– Njohuri për menaxhimin e sistemit buxhetor.

VIMËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

1- Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.

2- Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.

3- Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.

VIIDATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët  pjesëmarrës  në  këtë  procedurë  do  të  njoftohen  individualisht në  mënyrë elektronike  për rezultatet (nëpërmjet  adresës së e-mail)