Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të Kreut VIII, të Vendimit nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall për pranim në shërbimin civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për pozicionin:
Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbime Mbështetëse, Kategoria e pagës I-5
Pozicioni më sipër u ofrohet vetëm nëpunësve civilë të kategorisë së mesme drejtuese të shërbimit civil.
Data e dorëzimit të dokumentave: 25.08.2025
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
Drejtori i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme në njësitë e qeverisjes vendore i raporton direkt Titullarit të institucionit për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushën e ngarkuar, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.
Organizon, ndjek dhe bashkërendon punën, afatet, detyrat e ngarkuara brenda Drejtorisë së Përgjithshme dhe siguron bashkëpunimin dhe me drejtoritë e tjera.
Planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme;
Ka përgjegjësi të plotë menaxheriale për veprimtarinë e drejtorive në varësi ,
Shpërndan punën tek Drejtorët e Drejtorive dhe siguron arritjen e rezultateve në kohë dhe me cilësi, sipas objektivave të planifikuara;
Ndjek dhe koordinon procesin e zbatimit të politikave sipas nënfushës funksionale që mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme;
Merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllim përmirësimin e praktikave apo proçedurave të zbatuara nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe performancës së kësaj të fundit.
Identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve, për përmirësim të politikave, dhe performancës së Drejtorisë së Përgjithshme;
Organizon veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme në proçesin e identifikimit dhe vlerësimit të nevojave për të gjitha drejtoritë në varësi;
Drejton proçesin e përgatitjes së Programit buxhetor vjetor dhe afatmesëm për miratim në këshill bashkiak;
I. KANË TË DREJTË TË KONKURROJNË PËR KËTË POZICION:
- Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a.- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (një nga klasat e pagave që i përkasin kategori II-2);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. - Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në njësitë e vetëqeverisjes vendore (kategoria e pagës kategori II-2).
c – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
d – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
II. KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
III. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë përsonale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave;
- Fotokopje të librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25 Gusht 2025.
IV. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
V. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Njohur për ligjin nr.7961/1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
Njohuri për legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;
Njohuri për Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;
Njohuri për legjislacionin tatimor;
Njohuri për legjislacionin e menaxhimit financiar;
Njohuri për legjislacionin e prokurimit publik;
Njohuri për menaxhimin e sistemit buxhetor.
VI. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
1- Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.
2- Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.
3- Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.
VII. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).