Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ , të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin :
Drejtor, Drejtoria Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Z1N, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit, Kategoria e pagës II-b

Për të tre proçedurat ( lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim jashtë shërbimit civil) aplikohet në njëjtën kohë!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 30 Tetor 2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 15 Nëntor 2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË: 15 Nëntor 2023

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

  1. Përgjigjet për planifikimin strategjik të të gjithë proçeseve, për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e sektorit TIK në përputhje me objektivat, strategjinë kombëtare për zhvillimin e TIK dhe strategjitë e bashkisë.
  2. Merr pjesë në vendimarrjet strategjike për zhvillimin e drejtorisë dhe propozon programe zhvillimi në përmbushje të objektivave strategjike të bashkisë.
  3. Është përgjegjës për përcaktimin, përditësimin dhe ndjekjen e implementimit e objektivave dhe programeve në linjë me Strategjinë e bashkisë dhe të IT.
  4. Harton politikat, rregulloret, proçedurat, planet e punës, për strukturën e Drejtorisë TIK.
  5. Harton ndarjen e detyrave dhe ndjek realizimin e tyre.
  6. Kontrollon që proçedurat TIK për sigurinë për çdo komponent janë në linjë me strategjinë e menaxhimit të rriskut të bashkisë.
  7. Ndjek optimizimin, perdorimin e drejtë dhe sigurinë në përdorimin e pajisjeve dhe sistemeve TIK
  8. Jep rekomandime rreth zhvillimit dhe implementimit të projekteve të institucionit dhe zgjidhjeve software.
  9. Bën hartimin e kërkesave të përgjithshme të projekteve të drejtorisë.
  10. Ofron këshilla dhe bën vlerësimin dhe përzgjedhjen e zgjidhjeve TIK.
  11. Ndjek zhvillimet teknologjike dhe mënyrat e adoptimit të tyre në institucion, si dhe analizon impaktin e implementimit të tyre.
  12. Harton dhe ndjek zbatimin e politikave të cilësisë së TIK.
  13. Vën në dispozicion indikatorët kyç të performancës (KPI).
  14. Garanton sigurinë e të gjitha parakushteve të nevojshme për zbatimin e strategjigjë për TIK persa i përket mjeteve financiare, burimeve njerëzore dhe teknike peer projektet konkrete.
  15. Harton, raporton realizimet TIK në institucionin e bashkisë.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët Informatikë, Sisteme Informacioni, Shkenca kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatike Ekonomike Inxhinieri Informatike, Inxhinieri, Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike.
  2. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele;
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Çertifikatë personale;
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 30.10.2023

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.

Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligjit nr.10273, datë 29.04.2020 “ Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
i) Ligjit nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike” ;
j) Udhëzimit nr.2, datë 02.09.2013 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në Rëpublikën e Shqipërisë “Për standartizimin e hartimit të termave të referencës për projektet TIK në Administratën Publike”;
k) VKM nr.252, datë 29.4.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”,;
l) VKM nr.357, datë 24.4.2013 për miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2 NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët Informatikë, Sisteme Informacioni, Shkenca kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatike Ekonomike Inxhinieri Informatike, Inxhinieri, Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike.
  2. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim/lëvizje paralele;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian;
    3.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  3. Çertifikatë përsonale;
  4. Çertifikatë familjare;
  5. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave;
  6. Fotokopje të librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  8. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  9. Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykatë dhe prokurori)
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë,
  13. Vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  14. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 15.11. 2023.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligjit nr.10273, datë 29.04.2020 “ Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
i) Ligjit nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike” ;
j) Udhëzimit nr.2, datë 02.09.2013 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në Rëpublikën e Shqipërisë “Për standartizimin e hartimit të termave të referencës për projektet TIK në Administratën Publike”;
k) VKM nr.252, datë 29.4.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”,;
l) VKM nr.357, datë 24.4.2013 për miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

3 PRANIM NGA JASHTË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët Informatikë, Sisteme Informacioni, Shkenca kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatike Ekonomike Inxhinieri Informatike, Inxhinieri, Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike.
  2. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.

3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Çertifikatë personale;
  • Çertifikatë familjare;
  • Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  • Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 15.11.2023 .

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligjit nr.10273, datë 29.04.2020 “ Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
i) Ligjit nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike” ;
j) Udhëzimit nr.2, datë 02.09.2013 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në Rëpublikën e Shqipërisë “Për standartizimin e hartimit të termave të referencës për projektet TIK në Administratën Publike”;
k) VKM nr.252, datë 29.4.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”,;
l) VKM nr.357, datë 24.4.2013 për miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë; 
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtari Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.