Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të Kreut VIII, të Vendimit nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall proçedurën e levizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil për nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues për pozicionet :
Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës II-a
Afati për dorëzimin e dokumentave për: 17 Maj 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme në njësitë e qeverisjes vendore i raporton direkt titullarit të institucionit për zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve në fushën e ngarkuar, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme organizon, ndjek dhe bashkërendon punën, afatet, detyrat e ngarkuara brenda Drejtorisë së Përgjithshme dhe siguron bashkëpunimin dhe me drejtoritë e tjera.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme;
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ka përgjegjësi të plotë menaxheriale për veprimtarinë e drejtorive në varësi ,
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme shpërndan punën tek Drejtorët e Drejtorive dhe siguron arritjen e rezultateve në kohë dhe me cilësi, sipas objektivave të planifikuara;
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ndjek dhe koordinon procesin e zbatimit të politikave sipas nënfushës funksionale që mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme;
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Merr në shqyrtim dhe adreson rekomandimet apo sugjerimet e brendshme apo të jashtme me qëllim përmirësimin e praktikave apo proçedurave të zbatuara nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe performancës së kësaj të fundit.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve, për përmirësim të politikave, dhe performancës së Drejtorisë së Përgjithshme;
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme organizon veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme në proçesin e identifikimit dhe vlerësimit të nevojave për të gjitha drejtoritë në varësi.;
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme drejton proçesin e përgatitjes së Programit buxhetor vjetor dhe afatmesëm për miratim në këshill bashkiak;
I. Kanë të drejtë të konkurrojnë për këto pozicione:
- Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a.- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (një nga klasat e pagave që i përkasin kategori II-a);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. - Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në njësitë e vetëqeverisjes vendore (kategoria e pagës kategori II-b).
c – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
d – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. - Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët duhet të plotësojnë kriteret minimale si vijon:
a- Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në gërmat “a” deri në “dh” të nenin 21 të ligjit nr. 152/2013, të ndryshuar;
b- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
c.- Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barazvlefshme, në:
- institucione të administratës publike;
- institucionet bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
- shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
- organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 (pesë) vite që janë krijuar.
d- Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
II. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim/lëvizje paralele;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
4.Çertifikatë përsonale;
5.Çertifikatë familjare; - Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave;
- Fotokopje të librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 17 Maj 2024.
III. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe
kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
IV. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri për legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;
- Njohuri për Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;
- Njohuri për legjislacionin tatimor;
- Njohuri për legjislacionin e menaxhimit financiar;
- Njohuri për legjislacionin e prokurimit publik;
- Njohuri për menaxhimin e sistemit buxhetor.
VI. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
1- Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.
2- Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.
3- Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.
VII. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).