Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) Specialist, Sektori i Planifikimit Strategjik, Standardeve dhe Monitorimit, për shërbimet sociale, shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, kategoria e pagës III-b

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 20.11.2023

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 25.11.2023

Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

  1. Drejton, koordinon punën e ekipit teknik ndërdisiplinor, ndërmerr iniciativën dhe organizon takimet e këtij ekipi, si dhe informon për ecurinë e punës së tij komitetin drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje si dhe rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për situatat më emergjente, siguron burime ose shërbime reference për individët që kërkojnë strehim, asistencë ligjore falas, këshillim dhe të tjera mbështetje të nevojshme;
  2. Koordinon punën me GTN-në dhe raporton në mbledhjet e përbashkëta të ETN-së me GTN-në, kur dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave shoqërohet edhe me dhunën ndaj fëmijëve ose kur përshihen fëmijët si dëshmitarë të dhunës në marrëdhëniet familjare;
  3. Koordinon punën, duke bashkëpunuar me punonjësin social pranë strukturave të posaçme të shërbimeve sociale në bashki dhe administratorët shoqërorë/punonjësit social në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku ushtron veprimtarinë apo në rastin kur bashkitë janë të organizuara me disa njësi të tilla, duke mbuluar me shërbime edhe zonat rurale e periferike;
  4. Bashkëpunon me organet ligjzbatuese për marrjen dhe zbatimin e masave për ndarjen e dhunuesit nga familja, me qëllim lënien në përdorim të banesës familjare viktimës dhe fëmijëve dhe për zbatimin e vendimit gjyqësor, bashkëpunon me shërbimin e provës për monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbikëqyrjen elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor;
  5. Harton një listë të organizatave jofitimprurëse e të profesionistëve, të cilët ofrojnë shërbime falas për viktimat e dhunës (psikologjike, këshillim, shërbime mjekësore, juridike falas, strehim) dhe e përditëson atë vazhdimisht;
  6. Ndërmjetëson me OJF-të, Policinë e Shtetit, shërbimet shëndetësore, gjykatat, Shërbimin e Provës, strukturat e shërbimit të ndihmës juridike, shërbimet sociale dhe institucione/organizata të tjera referimi për të marrë e dhënë informacion, për t’i lidhur viktimat me shërbimet, si dhe për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit ndaj tyre;
  7. Koordinon punën me qendrat sociale e të rehabilitimit për viktimat dhe ofrimin e shërbimeve për to, duke u dhënë përparësi qendrave të specializuara në fushat përkatëse e qendrave të emergjencës për trajtimin e menjëhershëm të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, si dhe me qendrat publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve;
  8. Sigurohet që dosjet dhe dokumentacioni rreth viktimave të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar, si dhe siguron ruajtjen e kopjeve të urdhrave të gjykatës dhe të dokumentacionit të kërkuar. Merr një kopje të urdhrit për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme dhe ndjek zbatimin e tij;
  9. Përditëson të dhënat për të gjitha rastet e dhunës në familje, të trajtuara nga ETN-ja në një bazë elektronike të mbajtjes së të dhënave, si dhe ndan një herë në muaj një informacion të përmbledhur për rastet e trajtuara me gjithë anëtarët e këtij ekipi. Për këtë qëllim, secili anëtar I ekipit ndërdisiplinor ka përgjegjësi që të përcjellë te KV-ja, një herë në muaj, informacionin për të gjitha rastet e paraqitura apo të trajtuara nga institucioni i tij, pavarësisht nëse ndërhyrja ka qenë e përbashkët, ndërdisiplinore apo është trajtuar vetëm brenda për brenda institucionit të vet;
  10. Sigurohet dhe asiston që viktimat të marrin kërkesat për paraqitje në gjykatë, urdhrat e lëshuar nga gjykata për ndjekjen e hapave të duhur në rast shkeljeje të urdhrave të gjykatës, si dhe sigurohet që të kryhen të gjitha llojet e ndërhyrjeve të nevojshme në përputhje me ligjin; viktimat në njohjen e të drejtave të tyre dhe në ndjekjen e procedurave të nevojshme për marrjen e një urdhri mbrojtjeje (UM)/urdhri të menjëhershëm të mbrojtjes (në vijim, UMM), si dhe për hapat që duhen ndjekur, nëse urdhri shkelet;
  11. Shoqëron viktimat e dhunës në gjykatë, polici dhe/ose pranë shërbimeve të tjera;
  12. Harton planin e përbashkët të ndërhyrjes (PPN), sikurse parashikohet në këtë vendim dhe monitoron, gjatë kohëzgjatjes së vendimit gjyqësor për UMM/UM-në, respektimin e urdhrit të mbrojtjes nga palët dhe çdo 60 (gjashtëdhjetë) ditë përgatit një raport, për të cilin, në çdo rast, vë në dijeni Policinë e Shtetit;
  13. Bashkëpunon për të siguruar vizitat në banesën e viktimës sipas vendimit të gjykatës për urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe/ose urdhrin e mbrojtjes, duke dhënë edhe informacionin e nevojshëm;
  14. Koordinon organizimin e trajnimeve të ndërmarra nga strukturat përgjegjëse, sipas ligjit nr. 47/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’, të ndryshuar”, për ekipin teknik ndërdisiplinor dhe personelin tjetër që punon me komunitetin;
  15. Mbështet informimin e anëtarëve të komunitetit, të profesionistëve dhe organizatave jofitimprurëse rreth dhunës në familje dhe shërbimin me materiale ose botime të ndryshme sensibilizuese e ndërgjegjësuese për dhunën;
  16. Harton dhe përditëson rregullisht marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore për realizimin e detyrave në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, në përputhje me përcaktimet e marrëveshjes së bashkëpunimit tip dhe ia propozon ato komitetit drejtues për miratim në parim; Po kështu, punon për hartimin e regulloreve të brendshme apo protokolleve të funksionimit të MKR, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe protokolleve apo procedurave standarde të veprimit, të miratuara.
  17. Paraqet raporte mujore, tremujore dhe vjetore përpara komitetit drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, në formë të përmbledhur, duke u kujdesur që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave. Këto raporte përmbajnë informacion për rastet në të cilat është ndërhyrë, për procedurat e ndjekura, masat e ndërmarra dhe problemet e ndeshura, që mund të kërkojnë zgjidhje nga komiteti drejtues;
  18. Identifikon protokollet ekzistuese në komunitet ose marrëdhënie informale bashkëpunimi që janë të suksesshme dhe propozon krijimin e shërbimeve të nevojshme për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare në strukturën e shërbimeve sociale pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  19. Asiston Policinë e Shtetit në procesin e vlerësimit të riskut sipas udhëzimeve ndërministrore për procedurat e vlerësimit të riskut dhe lëshimin e Urdhërit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme. Vlerësimi i Riskut realizohet me shpejtësi duke u bazuar në formatin tip standard për vlerësimin e riskut dhe përfshin një proces të mbledhjes dhe analizës së informacionit nëpërmjet: një intervistë kokë më kokë me viktimën, me abuzuesin, si dhe me anëtarë të tjerë të familjes/dëshmitarë, etj. Informacioni i mbledhur synon një vlerësim të nivelit të dhunës, dokumentim të fakteve dhe faktorëve që shtojnë riskun (mbajtja e armëve me/pa leje, sjellja e dhunuesit ndaj urdhërave të mëparshëm të mbrojtjes, nëse ka pasur, etj), plotësimin e formularit standard, identifikimin e nevojës për shoqërimin në institucionet e shëndetit parësor apo transportimin e viktimës/të mbijetuarës së dhunës në familje në një vend të sigurt, etj.
  20. Përditëson të dhënat për të gjitha rastet e dhunës në familje, të trajtuara nga ekipi teknik ndërdisiplinor, në sistemin ëëë.revalb.org i cili përbën edhe regjistrin elektronik për mbajtjen e të dhënave për rastet e dhunës në familje, Ndan njëherë në muaj raportet e perditësuara që gjeneron sistemi REVALB si dhe një informacion të përmbledhur për rastet e trajtuara me gjithë anëtarët e ekipit multidisiplinar. Sipas rastit këto raporte mund te jene te kodifikuara (emri i të mbijetuarës/it të mos jetë dukshëm). Për të arritur këtë duhet:
  21. Të koordinojë punën me secilin anëtar të ekipit ndërdisiplinor me qëllim që ky i fundit të përcjellë te koordinatori nëpërmjet formularit të mbledhjes së të dhënave, një herë në dy javë, informacionin për të gjitha rastet e paraqitura apo të trajtuara nga institucioni i tij/saj, pavarësisht nëse ndërhyrja ka qenë e përbashkët, ndërdisiplinore, apo është trajtuar vetëm brenda për brenda institucionit të vet;
  22. Raporton në mënyrë periodike dhe sipas kërkesës tek Kryetari/ja i/e Bashkisë si dhe tek Komiteti Drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, nevojat e identifikuara gjatë mbledhjeve të ETN-së (për më shumë burime në dispozicion për plotësimin e kërkesave gjatë menaxhimit të rasteve, apo për aktivitete të zhvillimit të kapaciteteve të specialistëve/eve, etj), si dhe propozon mënyrat e adresimit të tyre.
  23. Komunikon dhe ndanë informacione në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore, informacione sipas zhvillimeve të reja që ka bashkia dhe kërkesave të veçanta për informacion nga MSHMS.
  24. Kërkon informacion dhe raportim nga programet e rehabilitimit psiko-social të dhunuesit/es, si dhe ato të trajtimit të shëndetit mendor apo toksikologjisë, mbi pjesëmarrjen e të paditurit/ës në program dhe mbarëvajtjen e tij/saj. Në rast evidentimi të shkeljeve dhe mos pjesëmarrjes në këto programe, merr masa dhe vë në dijeni organet përkatëse për zbatimin e Kodit Penal, për veprime të kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për urdhërat e mbrojtjes.
  25. Lehtëson, mbështet dhe nxit bashkëpunimin e organeve të qeverisjes vendore me organet e qeverisjes qendrore për zbatimin dhe monitorimin e legjislacionit dhe politikave shtetërore për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, që të krijojnë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat duke hartuar politika, duke ndërmarrë masat e përshtatshme dhe veprimet e nevojshme për eliminimin e diskriminimit gjinor dhe arritjen e barazisë gjinore në trajtim dhe mundësi;
  26. Mbështet Bashkinë për te siguruar alokimin e burimeve financiare dhe teknike per te realizuar angazhimet e bashkisë për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës në familje, si dhe lehtëson bashkëpunimin e ngushtë të tyre me organizatat jofitimprurëse lokale dhe organizma akademike për arritjen e barazisë gjinore në fusha të ndryshme si dhe për programe në mbrojtje të viktimave të dhunës në territorin që ato mbulojnë;
  27. Bashkëpunon me strukturat përkatëse në ministrinë e linjës për çështjet e barazisë gjinore dhe mbështet organet e qeverisjes vendore për:
  28. Mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e statistikave vendore të ndara sipas gjinisë duke respektuar formatin e miratuar nga ministria e linjës si autoriteti përgjegjës.
  29. Përgatitjen dhe dhënien e informacioneve dhe raporteve periodike lidhur me politikat, strategjitë, dokumente të tjera politikash, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, sipas planifikimit vjetor të punës së bashkisë.
  30. Përgatitjen dhe dhënien e informacionit periodik për aktivitetet e kryera nga Bashkia në kuadrin e promovimit të barazisë gjinore dhe statusit të gruas shqiptare si dhe luftën kundër dhunës në familje.
  31. Inicion dhe merr pjesë aktive në aktivitetet dhe fushatat ndërgjegjësuese për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, të organizuar nga bashkia ose që organizohen në bashkëpunim me MMSR dhe shoqërinë civile (takime, ëorkshope, biseda dhe shkrime në media), si dhe punon për ndërgjegjësimin e punonjësve dhe drejtuesve të tjerë të bashkisë përsa i takon çështjeve të barazisë gjinore dhe dhunës në familje;

I- LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategoria III-b;
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master profesional në degën Psikologji/Punë Sociale.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 20.11.2023.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
  2. Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  3. Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  4. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, (i ndryshuar).
  5. Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 327, datë 02.06.2021 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe procedimin e tij për mbështetjen e rehabilitimin e viktimave të dhunës”.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:

a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:

a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master profesional në degën Psikologji/Punë Sociale.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesë për punësim
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25.11.2023.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  1. Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
  2. Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  3. Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  4. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, (i ndryshuar).
  5. Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 327, datë 02.06.2021 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe procedimin e tij për mbështetjen e rehabilitimin e viktimave të dhunës”.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.