Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
1 (një) Specialist, Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Zyrës së Integruar me Një Ndalesë, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit, kategoria e pagës III-b
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 02.10.2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 07.10.2023
Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:
- Kontribuon në hartimin e planeve strategjike të institucionit.
- Identifikon fushat në të cilat është e nevojshme që të përmiresohen proçeset e punës nëpërmjet zgjidhjeve TIK, në përputhje me strategjinë TIK.
- Konsultohet me stafin për të hartuar kërkesat, specifikimet, proçeset e punës së institucionit në lidhje me një zgjidhje softuerike të propozuar.
- Koordinon proçesin e aprovimit të specifikimeve funksionale dhe teknike të nje zgjidhje softuerike të propozuar.
- Shqyrton dokumentacionin e rasteve të perdoruesve (use cases), rrjedhjen e punës dhe dokumentave të tjerë teknike, për të parë nëse kërkesat funksionale janë reflektuar në dokumentacionin e projektimit teknik.
- Analizon informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar për një zgjidhje softuerike të propozuar.
- Rekomandon zgjidhje dhe përmirësime për sistemet TIK.
- Ofron zgjidhje të integruara për sistemet TIK.
- Ofron informacion të konsoliduar për komponentët dhe proçeset në sistemet TIK të insitucionit.
- Mbledh, analizon dhe përgatit raporte për problemet në sistemet TIK në bashkëpunim me përgjegjësit përkatës të sistemeve.
- Ofron zgjidhje për problemet e evidentuara në sistemet TIK.
- Bashkëpunon me specialistët e ngarkuar për sigurinë e komponentëve të TIK.
- Dokumenton çdo rast të caktuar si incident të prekjes së sigurisë.
- Siguron pajtueshmërinë me aktet ligjore në fuqi për sigurinë komjuterike, si dhe rregulloret përkatëse të nxjerra nga autoritetet kompetente si DSIK, ALCIRT, etj.
- Mirëmbajtjen e rrjetit dhe dokumentimin e çdo problemi.
- Sigurimin e funksionimit të tij në 24/7.
- Ndjek difektet dhe merr masa per riparimin e tyre në kohën më të shkurtër duke siguruar arritjen e KPI-ve dhe përgatit raportin përkatës.
- Bashkëpunon me pozicionet e tjera NJTIK për zgjidhjen me efikasitet të problemeve të hasura.
- Instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve hardware, softëare, sistemeve, rrjeteve, printerave, skanerave dhe më shumë në zbatimin e planit të mirëmbajtjes apo kërkesave ad-hoc.
- Bashkëpunimin me përdoruesit për të përcaktuar natyrën e problemeve.
- Verifikimin dhe zgjidhjen e gabimeve dhe problemeve hardware dhe software.
- Riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve ku është e mundur.
- Kontrollin e pajisjeve kompjuterike për sigurinë elektrike.
- Bën dokumentimin e çdo ndërhyrjeje teknike.
- Administron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik të institucionit.
- Përgjigjet dhe mirëmban sistemin e komunikimit në rrjet të institucionit dhe merr masa për shfrytëzimin racional të pajisjeve elektronike, ndjek dhe eliminon me saktësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të gjithë defektet në pajisjet elektronike që ka në përdorim personeli i institucionit.
- Konfiguron pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe internetit,sistemin e serverave, routers, switches, firewalls,vpn etj.
- Realizon back-up-e periodike për sigurinë e switch, router, firewall, mikrotik etj.
- Merr pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve të institucionit.
- Merr pjesë në komisione apo grupe pune të ngritura me urdhër të komisionerëve publikë.
- Bashkëpunon me drejtorit e tjera për implementimin e teknologjive të reaj.
- Instalon, konfiguron, mirëmban paisjet kompjuterike në përdorim nga stafi.
- Jep zgjidhje në lidhje me çështjet teknike për problematikat që ndesh stafi.
- Mbështet stafin në lidhje me përdorimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit nëpërmjet asistencës teknike;
- Merr pjesë në trajnime të fushës përkatëse.
- Raporton çdo problem serioz tek kreu i njësisë ti sa më shpejtë të jetë e mundur.
- Përgjigjet kërkesave të përdoruesve për asistencë.
- Identifikon burimin e problemit (software/hardware) dhe zgjidh problemin, e referon.
- Harton planin për investime në infrastrukturë Tik, përgatit dokumentacionin ndjek ecurin e procedurës
- Harton planin për mirëmbajtje paisjesh, përgatit dokumentacionin ndjek ecurinë e procedurës
- Realizon dhe mirembanë inventarin e plotë të infrastructurës TIK.
- Konfiguron/administraton user/computer në active directory.
- Konfiguron/administron file share për përdoruesit e institucionit.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-b);
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Profesional në Shkencat informatike, Shkenca kompjuterike, Teknologji informacioni, Inxhinieri informatike, Inxhinieri elektronike etj.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 02.10.2023
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligjit nr.10273, datë 29.04.2020 “ Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
i) Ligjit nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike” ;
j) Udhëzimit nr.2, datë 02.09.2013 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në Rëpublikën e Shqipërisë “Për standartizimin e hartimit të termave të referencës për projektet TIK në Administratën Publike”;
k) VKM nr.252, datë 29.4.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”,;
l) VKM nr.357, datë 24.4.2013 për miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master Profesional në Shkencat informatike, Shkenca kompjuterike, Teknologji informacioni, Inxhinieri informatike, Inxhinieri elektronike etj.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për punësim
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 07.10.2023
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
a) Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
b) Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
c) Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
d) Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
e) Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
f) Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
g) Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
h) Ligjit nr.10273, datë 29.04.2020 “ Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
i) Ligjit nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike” ;
j) Udhëzimit nr.2, datë 02.09.2013 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në Rëpublikën e Shqipërisë “Për standartizimin e hartimit të termave të referencës për projektet TIK në Administratën Publike”;
k) VKM nr.252, datë 29.4.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”,;
l) VKM nr.357, datë 24.4.2013 për miratimin e rregullores “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.