Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV, VI dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
1 (një) Specialist, Sektori i Transportit dhe Liçensimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, kategoria e pagës IV-2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 03 Nëntor 2025
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 07 Nëntor 2025
Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:
Sqaron operatorët dhe përfaqësuesit e subjekteve fizike dhe juridike të gjithë Njësive Administrative dhe Bashkisë Shkodër për proçedurat e pajisjes me liçenca, çertifikata për transportin e mallrave dhe të udhëtarëve, agjencitë e transportit të udhëtarëve nderkombetare dhe brenda vendit.
Ndjek proçedurat për paisje me liçenca dhe çertifikata për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetëse, rrethqytetëse, shërbimet e rregullta të specializuara, shërbimet vajtje –ardhje në transportin e udhëtarëve, paisje me liçenca për transport udhëtarësh me taksi 4+1 dhe 8+1.
Ndjek proçedurat për dhënien e liçencave per agjencitë e transportit ndërkombëtare dhe brenda vendit.
Ndjek proçedurat për paisje me çertifikata për operacionet e transportit të udhëtarëve për llogari te vet, për subjektet private, publike, fondacione dhe shoqata.
Shqyrton kërkesat për pajisjen me librin e udhëtimit për shërbimet turistik dhe shërbimet e rastit brenda vendit.
Ndjek proçedurat për paisje me liçenca dhe çertifikata për transport malli për të tretë dhe me qira brenda vendit dhe paisje me çertifikata për transport malli për llogari të vet brenda vendit.
Planifikimi i buxhetit për shërbimet e transportit.
Përgatit evidencat e operatorëve të transportit të linjave rrethqytetëse, transportit urban, taksive per Ministrine e Transportit dhe Infrastrukturës, Institutin e Transportit dhe Drejtoritë Rajonale Vendore.
Përgatit dhe dërgon listat e subjekteve te liçencuara dhe çertifikuara në shërbimeve e rregullta të transportit udhëtarëve (me ndryshime çdo 3 muaj), Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë Monitorimit dhe Verifikimit në Terren Rajoni i Veriut dhe Drejtorisë së Policisë Bashkiake për menjanimin e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme në fushën e transportit të udhëtarëve.
Rakordon me Ndërmarrjen e Punëve dhe Shërbimeve Publike për plotësimin e programeve 4, 8 dhe 12 mujore për transportin e udhëtarëve.
Bashkëpunon me Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor për pajisjen me targa të verdha, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në transportin e udhëtarëve me taksi.
Komunikimi shkresor, dhënie informacion Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Drejtorive Rajonale Vendore, në lidhje me veprimtarine e operatorëve në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Regjistrimi dhe aplodimi i liçencave, çertifikatave të transportit te udhëtarëve, mallit për të tretë dhe me qira dhe agjencive të transportit në regjistrin elektronik të zyrës dhe në Regjistrin Kombëtar të Liçencimit.
Kthen përgjigje shkresave të ndryshme që vijnë në adresë të Sektorit.
Çdo detyre tjetër te ngarkuar nga eprori/ët apo të dalë gjatë dinamikës së punës.
I-LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria IV);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në Shkencat Informatike.
e- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
f- Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 03.11.2025.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.9220, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar.
Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”; i ndryshuar.
Ligji nr.10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”; i ndryshuar
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:
a- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në Shkencat Ekonomike dhe Informatikë.
b- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c- Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për punësim
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda dates 07.11.2025.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.9220, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar.
Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”; i ndryshuar.
Ligji nr.10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”; i ndryshuar.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.