Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV, VI dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) Specialist, Njësia e Auditit, kategoria e pagës IV-2

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 09 Qershor 2025

Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM: 16 Qershor 2025

Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

Në zbatim për ligjin për auditimin e brendshëm mbledh dokumentacionin e nevojshëm për të përgatitur projekt – programin e angazhimit.
Pergatit projekt programin e angazimit dhe e paraqet për miratim, pranë Drejtuesit të Njësisë Auditimit.
Takohet me drejtuesit e Organizatës që do të auditohet, diksutojne projekt – programin e angazhimit, dhe bien dakort per finalizimin e programit audititmit.
Përpilon programin e auditimit nëpërmjet Drejtuesit të Njësisë së Auditit dhe e paraqesin për miratim tek Kryetari i Bashkisë.
Kryen auditimin në terren, duke realizuar auditimin, sipas pragramit të angazhimit përkatës dhe sipas standarteve te auditimit.
Perpilon raportin paraprak te auditimit, bazuar në manualin e auditimit të brendshëm, sipas detyrave të përcaktuara në programin e angazhimit dhe me shkrese percjellëse të nënshkruar nga Drejtuesi i Njësisë Auditimit, i dërgon zyrtarisht tek subjektit audituar.
Merr pjesë në takimet ballafaquese për auditimin e kryer me përfaqësuesit e organizatës së audituar, kur kërkohet nga këta të fundit..
Vlerëson vërejtjet e drejtuesve te institucionit audituar dhe i reflekton në raportin final të auditimit, sipas detyrave të përcaktuara në programin e angazhimit.
Për mospermbushjen e afatit paracaktuar të kryerjes misionit auditimit, argumenton me shkrim, për vonesat.
Përpilon raportin final të auditimit sipas detyrave të përcaktuara në programin e angazhimit.
Përpilon rekomandimet për njësinë e audituar për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, masat që duhen ndërmmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare
Përpilon memorandumin e auditimit.
Inventarizon dosjen e auditit.
Kryen shërbime konsulence sipas një programi të miratuar nga Kryetare e Bashkisë.
Ndjek në mënyrë periodike, trajnimin e vijueshëm profesional, sipas kërkesave të ligjit.
Zbaton, karten e auditit, kodin e etikes, rregulloren e brendshme e manualin e auditimit të brendshem, kodin e etikes

I-LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori IV-2;
b-Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c-Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d-Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkenca Ekonomike.
e-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
f-Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Kërkesë për lëvizje paralele
2.Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
3.Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare
6.Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
7.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
8.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
9.Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
10.Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
11.Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
12.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
13.Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 09.06.2025.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
-Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
-Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
-Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
-Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
-Ligji nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:

a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
1.Të jetë shtetas shqiptar;
2.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
3.Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4.Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5.Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
6.Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:

a- Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkenca Ekonomike.
b-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c-Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

1.Kërkesë për punësim
2.Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
3.Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare
6.Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
7.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
8.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
9.Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
10.Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
11.Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
12.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
13.Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 16.06.2025.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

-Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
-Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
-Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
-Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
-Ligji nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.