Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV, VI dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
1 (një) Specialist, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe trajtimit te AMTP, kategoria e pagës IV-2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 31 Dhjetor 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM: 07 Janar 2025
Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:
a) Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprori i tij.
b) Jep përgjigje ligjore dhe teknike për problemet që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen.
c) Trajton dhe jep përgjigje për të gjithë procedurën e “AMTP” të ardhur nga Z1N, dhe pasi e siglon e dërgon për firmë tek eprori.
d) Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, maksimumi brenda 10 ditëve, kur nga eprori nuk është caktuar një afat tjetër.
e) Mban korespondencë të rregullt me specialistët për bujqësinë në drejtoritë e tjera në Bashki si dhe me specialistët e bujqësisë në Njësitë Administrative të Bashkisë
f) Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e drejtorisë.
g) Evidenton tokat bujqësore te pa kultivuara që janë në juridiksionin e Bashkisë sipas ligjeve në fuqi, në territorin që përfshin Bashkia Shkodër.
h) Evidenton në nivel ngastre, fshati dhe Njësie Administrative, ndryshimet dhe kalimet e ndërsjella te kategorive të resurseve. Përgatit evidencën e gjendjes dhe ndryshimit të resurseve, dhe në mënyre periodike i paraqet ato në drejtorinë e tij.
i) Harton ne mënyre periodike planin e punës dhe pasi ka marre aprovimin nga eprori, zbaton dhe raporton për realizimin e tij.
Planet vjetore dorëzohen brenda muajit Janar, planet e punës mujore për muajin pasardhës dorëzohen brenda datës 28 të çdo muaji tek eprori direkt, ndërsa planet e punës javor çdo fund jave.
j) Bën evidentimin e aseteve bujqësore, blegtorale private të cilat japin prodhime dhe studion për aplikimin e taksave të veçanta për to;
k) Paraqet projekt propozime për studime në përmirësimin dhe zhvillimin progresiv në fushën e bujqësisë;
l) Organizon sistemin e mbajtjes dhe administrimit të informacionit dhe statistikës të ardhur nga njësitë administrative;
ll) Krijon dhe administron data –baze me të dhëna mbi resurset, partneret, subjektet fizike e juridike, shërbimet dhe përfituesit nga programet e zhvillimit bujqësor rural;
m) Merr pjesë në grupe pune për kontrolle, verifikime e vlerësime të situatave dhe informon sipas standartit dhe formatit të përcaktuar.
n) Kujdeset dhe kërkon nga struktura përgjegjëse në bashki, vlerësimin e treguesve të bonitetit të tokës bujqësore (ku ato mungojnë)
nj) Kërkon dhe kujdeset nëse pronarët e ligjshëm të tokës bujqësore të marrin informimin, mbi detyrimet e tyre për mbrojtjen e tokës bujqësore.
o) Merr informacion në vazhdimesi nga njësitë administrative, dhe struktura në bashki që administron ujitjen e kullimin, mbi kapacitetet, mundësitë, nevojat dhe gjëndjen reale të burimeve të ujit, të rrjetit ujitës e kullues në administrim të njesise administrative, si dhe te kanaleve te dyta, kanaleve pritës të ujrave të larta dhe stacionet e ngritjes të ujrave të tepërta, jo në administrim të Bashkisë.
p) Përpiqet dhe bashkërendon punën me aktore e struktura të tjerë në Bashki, për shfrytezimin dhe mirembajtjen e infrastuktures te ujitjes per te garantuar mjaftueshem uje ne kohe e ne sasine e duhur.
q) Bashkëpunon dhe bashkerendon punen me Strukturat e qeverisjes qëndrore të mrojtjes të bimëve
r) Sigurohet nese monitorohet gjendja fitosanitare e bimeve, produkteve bimore dhe objekteve te tjera, brenda teritorit te njesise administrative.
s) Kërkon në vazhdimesi dhe informon periodikisht çdo muaj mbi gjendjen e infeksionit dhe ndikimin e tij mbi prodhimet e produktet bimore te fermereve dhe personave juridike.
t) Kujdeset për kultivimin përpunimin dhe tregëtimin e prodhimeve të pastra biologjike, si dhe për etiketimin dhe kontrollin e tyre, konform përcaktimeve ligjore.
u) Informon dhe asiston fermerët dhe të interesuarit në përpilimin e dokumentacionit për thirrjet për projekte në zhvillimin bujqësor dhe rural.
v) Të ndryshme sipas rastit.
I-LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d- Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master shkencor në fushën agronomisë, shkencave të natyrës profili Biologji-Kimi.
e- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
f- Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 31.12.2024.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.9244, datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
- Ligjin nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet(nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:
a – Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Master shkencor në fushën agronomisë, shkencave të natyrës profili Biologji-Kimi.
b- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c- Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për punësim
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 07.01.2025.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.9244, datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
- Ligjin nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.