Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
1 (një) specialist, Njësia e Planifikimit strategjik, integrimit europian, diaspores dhe migracionit, Përmirësimit të Klimës së Biznesit dhe Tregjeve, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, Drejtoria e pergjithshme e zhvillimit te qendrueshem ekonomik kategoria e pagës IV-3
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 25 Nëntor 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 03 Dhjetor 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:
- Identifikon mundësitë sektoriale për zhvillimin ekonomik (biznesit prodhues, tregtar, turizëm, punimeve artizanale, etj.)
- Kryen rolin e ndërlidhësit midis organizatave lokale, biznesit, individëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore në lidhje me zhvillimin ekonomik lokal të zonës.
- Krijon partneritete me komunitetin për të zhvilluar dhe promovuar mundësitë e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të bisnesit.
- Asiston organizatat lokale, bizneset dhe individët dhe i mbështet ato për të shfrytëzuar mundësitë e zhvillimit lokal nëpërmjet projekteve të ndryshme.
- Asiston në projektet e zhvillimit për krijimin e vendeve të reja të punës.
- Identifikon kërkesat për zhvillim dhe trajnim të komunitetit në perputhje me mundësitë e zhvillimit ekonomik lokal.
- Bën kërkime dhe harton analiza për mundësitë e konkurueshmërisë në treg të biznesit lokal.
- Harton kërkesat buxhetore të programit buxhetor, të projekteve dhe aktiviteteve dhe zbaton Programin buxhetor, projektet dhe aktivietetet, monitorimin dhe raportimin.
- Identifikon mundësitë për tërheqjen e investimeve vendase apo të huaja.
- Ofron asistencë ligjore për krijimin dhe funksionimin e biznesit në territorin administrativ të Bashkisë Shkodër.
- Ofron këshillim në lidhje me analizën e tregut dhe mundësive për zhvillim ekonomik.
- Mbështet pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në rrjetin e zhvillimit me qytete dhe rajone të tjera.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ekzekutive.
b. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në profilin drejtësi.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / lëvizje paralele
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor )
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqësore (gjykatë dhe prokurori)
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25.11.2024.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë të Punësimit dhe Aftësive listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
- Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”,
- Ligji nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID);
- Ligji nr. 8957, datë 17.10.2008 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 10 datë 12.07.2024 regjistrimin, përdorimin, rakordimin, dhe publikimin e fondeve të financimeve të huaja, në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
- VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
- Strategjia Territoriale 2015-2030 të Bashkisë Shkodër.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë të Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant , ky pozicion është i vlefshëm për proceduren e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme,si më poshtë:
a. Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në profilin drejtësi.
b. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për punësim / lëvizje paralele
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin europian
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor)
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vërtetim për mosndjekje penale nga organet gjyqesore (gjykatë dhe prokurori)
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 03.12.2024.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën date kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” , i ndryshuar;
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar ;
- Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”,
- Ligji nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID);
- Ligji nr. 8957, datë 17.10.2008 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 10 datë 12.07.2024 regjistrimin, përdorimin, rakordimin, dhe publikimin e fondeve të financimeve të huaja, në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
- VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
- Strategjia Territoriale 2015-2030 të Bashkisë Shkodër.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.