Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese për pozicionin :
1 (një) Përgjegjës, Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e Përgjithshme planifikimit dhe zhvillimit të territorit, kategoria III-a
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE 06 Maj 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË 11 Maj 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Koordinon punën me specialistët për ndjekjen e zbatimit të tematikave të programeve të punës;
- Përgjigjet për zgjidhjet teknike dhe ligjërisht të bazuara të çështjeve dhe problemeve brenda sektorit që drejton dhe mund të bashkëpunojë me të gjitha strukturat brenda dhe jashtë drejtorisë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
- Koordinon veprimtarinë administrative të sektorit me operatorët privat dhe të tretët, koordinon dhe monitoron të gjithë aktivitetin e punës të Sektorit;
- Ndjek realizimin e investimeve të planifikuara në buxhet. Verifikon ekzekutimin e kontratave dhe zbatimin e investimeve për objektet e infrastrukturës rrugore në mënyrë që të realizohen në kohë, brenda buxhetit të miratuar dhe me cilësinë e parashikuar në kushtet e kontratës.;
- Organizon takime periodike me lagjet, njësite administrative dhe supervizorët e shërbimeve për mbarëvajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Pranimi i dokumentave periodike te realizimit te investimeve kontrolli dhe dorëzimi i tyre për likuidim ne Drejtorinë e Financës;
- Rakordon volumet e punës, ndërmjet supervizorve, rajoneve dhe monitoruesve për hartimin e situacioneve mujore;
- Ndjek dhe raporton tek Drejtori i Drejtorisë, në cilësinë e eprorit direkt; dhe është përgjegjës për realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji, ose nga eprorët brenda afatit;
- Përgjegjësi i sektorit kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Drejtorisë dhe sipas rastit nga Drejtori i Pergjithshëm;
- Bën vlerësime pune për nëpunësit dhe punonjësit e sektorit.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a ;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” në fushën e Inxhinerisë të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
- Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 06.05.2024
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 dt. 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
- Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar. VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” të ndryshuar.
- VKM nr.283, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”.
- VKM 430, datë 11.7.2018, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje).
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 20 pikë për përvojën,
b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
d- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
e- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
f- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-b;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
d- Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional” në fushën e Inxhinerisë të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të.
e- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
f- Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për ngritje në detyrë
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 11.05.2024
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën date kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqe te moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr.9367 dt. 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
- Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar. VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” të ndryshuar.
- VKM nr.283, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”.
- VKM 430, datë 11.7.2018, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje).
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
- Vleresimin me shkrim;
- Intervistën e strukturuar me gojë;
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.