Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese për pozicionet si më poshtë:
Për të dy proçedurat ( lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në njëjtën kohë!
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Sportit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës, Arsimit, Rinise dhe Sportit
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Aseteve dhe Kadastrës urbane pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
1 (një) Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbime mbështetëse
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve
Kategoria e pagës II-b
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 29 Mars 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 04 Prill 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Drejtori i drejtorisë menaxhon veprimtarinë e drejtorisë.
- Drejtori i drejtorisë është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë së drejtorisë;
- Drejtori i drejtorisë udhëzon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme dhe koordinon drejtpërdrejt veprimtarinë e tyre;
- Drejtori i drejtorisë siguron që veprimtaria të jetë në përputhje me legjislacionin për të cilat kryerja e detyrave kërkon njohuri të fushës së veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe përvojë profesionale;
- Drejtori i drejtorisë zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve të drejtorisë.
- Drejtori i drejtorisë raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë së pergjithshme.
- Drejtori i drejtorisë administron dhe asiston stafin për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe për arritjen e rezultateve të drejtorisë.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në administratë publike/në nivel të mesëm drejtues;
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele;
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda dates 29 Mars 2024.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen sipas fushave në lidhje me:
- Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri për legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;
- Njohuri për Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;
- Njohuri për ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar.
- Njohuri për ligjin nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar
- Njohuri për legjislacionin e prokurimit publik;
- Njohuri mbi legjislacioinin për menaxhimin e financiar dhe kontrollin;
- Njohuri për ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 “Per Sportin“, i ndryshuar;
- Njohuri për VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
- Njohuri për ligjin nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID)
- Ligjin nr.9244, datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)
- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
- Preferohet të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim;
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 04 Prill 2024 .
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Njohuri për ligjin nr.9131/08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri për legjislacionin mbi konfliktin e interesit dhe parandalimin e tij;
- Njohuri për Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;
- Njohuri për ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i •ndryshuar.
- Njohuri për ligjin nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar
- Njohuri për legjislacionin e prokurimit publik;
- Njohuri mbi legjislacioinin për menaxhimin e financiar dhe kontrollit;
- Njohuri për ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 “Per Sportin“, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar.
- Njohuri mbi ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” , i ndryshuar.
- Ligjin nr. 63/2020 Për Përmirësimin e Zonave të Biznesit (BID)
- VKM nr. 450, datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të integrimit evropian, ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.
- Ligjin nr.9244, datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre
për karrierën, deri në 40 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.