Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, dhe të rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin nr. 60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ditën e martë, datë 30.06.2026, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak, datë 28.05.2026, sipas ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16, pika 2.
- Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin maj 2026”.
- Projektvendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
- Projektvendim: “Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si ‘Posedues Jopronarë’ dhe të planrilevimeve të sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër”.
- Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin e sipërfaqes prej 200 m² të pasurisë së shoqërisë ‘Tregu i Shitjes me Shumicë Fruta-Perime’ sh.a. te Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
- Projektvendim: “Për miratimin e dhënies së pëlqimit për nënshkrimin e marrëveshjes së investimit për rikonstruksionin e terreneve sportive në kompleksin “Zmijanej”, në bashkëpunim me FSHF-në”.
- Projektvendim: “Për miratimin e shtesës dhe ndryshimit në buxhetin e Bashkisë Shkodër, miratuar me VKB nr. 84, datë 18.12.2025, ‘Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe të programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026–2028’, i ndryshuar”.
- Projektvendim: “Për miratimin e planit të përmirësimit të shërbimit për arsimin parashkollor në Bashkinë Shkodër”.
- Projektvendim: “Për miratimin e planit të përmirësimit të shërbimit për arsimin parauniversitar në Bashkinë Shkodër”.
- Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2027 dhe të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Bashkisë Shkodër, faza e parë”.
Programi AA141: Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse
Programi P.AB141:Siguria Publike dhe Mbrojtja civile
Programi AC141: Mbështetja për Zhvillim Ekonomik
Programi AD141: Planifikim dhe kontrolli i Territorit dhe Mjedisi
Programi AE141: Shërbimet Publike Vendore
Programi AF141: Kultura, Sporti dhe Argëtim
Programi AG141: Përkujdesi Social
Programi AI141: Arsimi
Relacioni i Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029
Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr. | Komisionet | Dita | Data | Ora |
| 1. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit / Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile | E Enjte | 25.06.2026 | 10:30 |
| 2. | Komisioni për Çështjet Ligjore | E Enjte | 25.06.2026 | 11:00 |
| 3. | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit Financiar | E Enjte | 25.06.2026 | 11:30 |
| 4. | Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit | E Enjte | 25.06.2026 | 12:00 |
| 5. | Komisioni i Arsimit | E Enjte | 25.06.2026 | 12:30 |
