Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar
Bashkia Shkodër në përfundim të testimit me shkrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit për pozicionet si më poshtë :
1 (një) Specialist, Drejtoria e Administrimit të Sistemeve, Menaxhimit të Zyrës së Integruar me Një Ndalesë, Projekteve TIK dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit, kategoria e pagës III-b
Eldisi Ademovi
1 (një) specialist, Specialist Njësia e administrimit të ndihmës ekonomike dhe paaftesisë (Njësia Administrative Bërdicë), Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe të personave me aftësi ndryshe, kategoria e pagës III-b
Sidrit Ferracaku
Kandidatët e kualifikuar për pranim në shërbimin civil do të paraqiten për zhvillimin e intervistës me gojë me datë 01.11.2023, ora 13: 30, pranë ambienteve të Bashkisë Shkodër