Njoftim testim të aftësive fizike për pranim në shërbimin e MZSH-së, niveli bazë

Në mbështetje të ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, i ndryshuar, Kreu III, neni 14/1 “Pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”,
Bashkia Shkodër, në përfundim të vlerësimit të testimit me shkrim të kandidatëve për pranim në Shërbimin e MZSH-së, niveli bazë, pranë Bashkisë Shkodër, njofton kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit të aftësive fizike për vendet e lira në Shërbimin e MZSH-së për pozicionet :

8 (tetë) pozicione Luftues, shpëtues, në nivelin bazë,
5 (pesë) pozicione Drejtues automjeti, në nivelin bazë

Kandidatë të kualifikuar janë :

  1. Arsild Dama
  2. Emanuel Lukani
  3. Enis Sheni
  4. Endri Çoçja
  5. Ernest Marku
  6. Gerald Kuni
  7. Izmir Cekaj
  8. Kristjan Shqau
  9. Paris Çoçja
  10. Sulejman Dini
  11. Urim Hasaj
  12. Visar Piranaj
  13. Zefjan Paja

Testimi i aftësive fizike do të bëhet pranë ambjenteve të stadiumit “Loro Boriçi” me datë 19.09.2025 ora 09:00.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të veshur me uniforme sportive.