Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; ligjin nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të Vendimit nr.30, datë 24.01.2024 ”Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër”, Bashkia Shkodër shpall vende të lira pune në pozicionin:
- Drejtor, Drejtoria e Komunikimit dhe Promovimit te Territorit, Bashkia Shkodër
Detyrat për t’u realizuar nga fituesi/ja:
- Drejton drejtorinë dedikuar komunikimit dhe promovimit të territorit e të veprimtarive që kryhen pranë institucionit të Bashkisë.
- Realizon ndarjen e detyrave dhe monitoron kryerjen e tyre.
- Harton strategjinë e komunikimit të Bashkisë dhe drejtuesve të saj sipas një plani 3-6 mujor.
- Harton strategjinë e promovimit të territorit të Bashkisë dhe veprimtarive që kryhen në të, në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse në institucion ( Drejtoria e Turizmit, Kulturës, Sportit, Sociale, Zhvillimit ekonomik etj)
- Harton në bashkëpunim me stafin planin e veprimit dhe monitoron zbatimin e tij
- Harton dhe mbikqyr ruajtjen e linjes editioraliste të sektorëve përkatës
- Ndërton dhe mbikqyr marrdhëniet me mediat lokale e ato kombëtare, tradicionale dhe ato online
- Ndërton dhe mbikqyr sistemin e monitorimit të mediave mbi materialet e publikuara që prekin Bashkinë
- Bashkëveprom me personat përgjegjës për mirëmbajtjen e faqes së web-it të Bashkisë
- Kontrollon materialet audiovizuale që prodhohen e shpërndahen në kanalet e bashkisë dhe drejtuesit të saj ( rrjete sociale, youtube etj)
- Ndërton linja të promovimit të Bashkisë, territorit dhe veprimtarive duke nxitur stafin drejt ideve të reja, interesante e me ndjekje të gjerë në publik.
- Ndërton linja të monitorimit të ecurisë së kanaleve të komunikimit e promovimit në Bashki.
- Bashkëpunon me kabinetin e kryetarit të bashkisë dhe drejtuesit e drejtorive përkatëse për evidentimin e situatave të paparashikuara, evidentimin e çështjeve të reja dhe marrdhëniet dinamike me publikun.
Kërkesa te përgjithshme të pozicionit:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese si dhe i përkushtuar pas punës;
- Të mos ketë masë disiplinore për largim nga puna;
- Të ketë një sjellje korrekte duke respektuar etikën e punës;
- Të kryejë cdo detyrë që i ngarkohet nga eprorët në të mire të punës.
Kërkesa specifike:
- Diplomë universitare, Master shkencor në gazetari, komunikim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme.
- Aftësi shkrimi të shkëlqyeshme në shqip.
- Përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit.
- Përvojë në prodhimin e përmbajtjes në formate të shumta si blogje, artikuj, video, buletine, postime në media sociale, etj.
- Aftësi për të shpjeguar tema komplekse teknike dhe akademike në një mënyrë emocionuese, të thjeshtë për përdoruesit dhe frymëzuese.
- Përvojë në menaxhimin e përmbajtjes së faqes së internetit.
- Përvojë në shkrim dhe redaktim.
- Përvojë në media sociale.
- Aftësi dhe përvojë në komunikimin vizual (foto, video).
- Aftësi në motivimin dhe mentorimin e stafit.
- Aftësi në menaxhim dhe ndë rtim rrjeti bashkëpunëtorësh.
- Aftësi të orientuara nga rezultati dhe menaxhimi i afateve.
- Aftësi në vetëorganizim, personalitet i qëndrueshëm ndaj punës në presion, planifikimit dhe përcaktimit të prioriteteve, menaxhimit të mirë i kohës.
- Aftësi në marrjen e nismave dhe gjetjeve të reja.
- Aftësi të forta negocimi.
- I/e motivuar për të promovuar vlera, nisma e modele positive.
- Gjuhët dhe aftësitë të tjera teknike, detyrueshëm
Shqip
Anglisht (Njohja e çdo gjuhe tjetër të folur është një plus)
Përgjegjshmëri me softueret e zakonshme të zyrës me njohuri të thella të Word, Power Point, Excel, Microsoft Outlook, Microsoft Teams.
Përgjegjshmëri në përdorimin e internetit, kanaleve të medias sociale.
Njohuri në postproduksion.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkese aplikimi për vend pune;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Çertifikatë familjare + personale;
- Kopje të jetëshkrmit;
- Fotokopje të diplomës.
- Fotokopje libreze pune.
- Çertifikata, trajnime profesionale,
- Raport mjeko ligjor
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti ).
Dokumentat duhet të dorëzohen me pranë Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Shkodër brenda datës 20.03.2024.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 20 pikë për përvojën,
b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidati fitues që merr mbi 60% të pikëve totale do të renditet sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t’ u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.