Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Rregullores nr.96.prot, datë 20.03.2017 “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Shkodër” si dhe Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Nr.756 datë 31.12.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall vendin e lirë të punës në pozicionin:
Drejtor, pranë Teatrit “Migjeni”
I – PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I VENDIT TË PUNËS
Teatri Migjeni drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorise se pergjithshme te kultures dhe sportit.
Drejtori Teatrit Migjeni i emërohet në detyrë, me vendim të Kryetarit të Bashkisë, pas procedurave të konkurrimit të zhvilluara sipas legjislacionit në fuqi.
Drejtori i Teatrit Migjeni në cilësinë e titullarit të institucionit, është është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës së institucionit.
Drejtori i Teatri Migjeni koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi.
Drejtori i Teatri Migjeni ka kompetencat dhe përgjegjësitë, si më poshtë vijon:
Analizon, zbërthen dhe siguron zbatimin e vendimeve sipas detyrave dhe kompetencave që gëzon institucioni;
Është përgjegjës për hartimin e objektivave dhe zbatimin e planeve të punës në përputhje me objektivat dhe misionin e TM-së;
Planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të institucionit;
Shpërndan punën brenda institucionit dhe siguron arritjen e rezultateve në kohë dhe me cilësi, sipas objektivave të planifikuar;
Siguron/garanton që burimet në dispozicion të institucionit të organizohen në mënyrë që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë, në mënyrë tërësisht të rregullt dhe korrekte;
Përgjigjigjet për zgjidhjet ligjërisht të bazuara dhe teknike të problemeve brenda institucionit, duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat që e konsideron të nevojshme;
Siguron disiplinën në punë në bazë të legjislacionit në fuqi, brenda kompetencave ligjore, merr masa për çdo punonjës që thyen rregullat në administratën publike;
Realizon detyrat e ngarkuara nga ligji, brenda afatit dhe raporton mbi to tek drejtoria përgjegjëse për kulturën, pranë Bashkisë;
Harton kalendarin artistik të javës në konsultim me Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë duke u dhënë informacion krijuesve dhe interpretuesve për kalendarin artistik të javës;
Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar me ligj dhe akt nënligjor.
II – KËRKESAT E PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT QË APLIKOJNË:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
III – KËRKESAT E POSAÇME QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT QË APLIKOJNË:
1. Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në fusha që lidhen me artin, kulturën, letërsinë si dhe shkencat sociale. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
2. Preferohet dhe do të ketë përparësi në vlerësim : – Eksperienca 5 vjeçare në menaxhim projektesh, menaxhim eventesh kulturore dhe aktivitetesh rajonale.
3. Të ketë treguar përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe promovim në fushën e artit skenik si dhe kualifikime plotësuese në fushat e artit, menaxhimit, drejtimit të projekteve kulturore.
4. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit ”Migjeni” me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore.
5. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikat 2 dhe 3.
6. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
7. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve nga burime të ndryshme – si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.
8. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
9. Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.
Për secilën nga eksperiencat dhe përvojat në punë, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacion provues që i vërteton ato.
Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 08/09/2025.
IV – MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 20 pikë të ndara:
a- 10 pikë për arsimin,
b- 5 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 5 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 80 pikë.
Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë se 70 pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet në faqen web të bashkisë, pas përfundimit të afatit të ankimimit.