Në mbështetje të ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, i ndryshuar, Kreu III, neni 14/1 “Pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”,
Bashkia Shkodër, në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve për pranim në Shërbimin e MZSH-së, niveli bazë, pranë Bashkisë Shkodër, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimit të MZSH-së dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit me shkrim për vendet e lira në Shërbimin e MZSH-së për pozicionet :
3 (tre) pozicione Drejtues automjeti, në nivelin bazë
Kandidatë të kualifikuar janë:
- Arsen Troja
- Brilant Hasaj
- Gentjan Temja
Testimi me shkrim do të bëhet pranë ambjenteve të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Bashkia Shkodër me datë 23.12.2025 ora 10: 00.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.
