Njoftim mbi rezultatin final për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të proçedurës për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet si më poshtë vijon:

1 (një) specialist, Njësia e Planifikimit strategjik, integrimit europian, diasporës dhe migracionit, Përmirësimit të Klimës së Biznesit dhe Tregjeve, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, Drejtoria e pergjithshme e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

1 (një) Specialist (Inxhinier Ndërtimi), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe zhvillimit të territorit, kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar

1 (një) Specialist (Arkitekt), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe zhvillimit të territorit, kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar

Në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicionet e mësipërme do të plotësohen me procedurën e pranimit në shërbimin civil.