Në zbatim të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall kandidatët e kualifikuar për proçedurën e lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionet :
1 (një) Përgjegjës, Sektori i parandalimit dhe mbulimit në terren, Drejtoria e Emergjencave Civile, kategoria e pagës III-a
Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Emergjencave Civile, kategoria e pagës II-b
Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar