Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall kandidatët e kualifikuar për proçedurën e lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin:
Drejtor, Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Kategoria e pagës II-b
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Lulzim Mashi
Intervista me gojë do të zhvillohet më datë 21.06.2024, ora 10:30, në ambientet e Bashkisë Shkodër.