Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidaët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të vlerësimit (testimi me shkrim) janë si më poshtë, sipas pozicioneve:
1 (një) Specialistë, Njësia e administrimit të ndihmës ekonomike dhe paaftësise (Nj.A Guri i Zi), Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe të personave me aftësi ndryshe pranë Drejtorisë së Përgjithshme Sociale dhe Rinisë, kategoria e pagës IV-3
- Besilda Belja
- Hyrietë Bushaj
- Mirela Trumçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 04.08.2025, ora 10: 00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.