Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranim në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

Kandidaët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të vlerësimit (testimi me shkrim) janë si më poshtë, sipas pozicioneve:

1 (një) specialist, Njësia e Planifikimit strategjik, integrimit europian, diaspores dhe migracionit, Përmirësimit të Klimës së Biznesit dhe Tregjeve, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, kategoria e pagës IV-3

  1. Brunilda Palalej

1 (një) Specialist (Inxhinier Ndërtimi), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit,kategoria e pagës IV-3

Nuk ka kandidatë të kualifikuar

1 (një) Specialist (Arkitekt), Sektori i Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-3

  1. Arlinda Sinani
  2. Doris Bajraktari
  3. Lorela Shelegu

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 13.12.2024, ora 11: 00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.